Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Spasojeviç e cilëson rezultatin si një fitore të madhe dhe deri diku të papritur, si dhe një humbje shumë të rëndë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS).

SERBI- “Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata që janë përgjegjës dhe të përpiqemi të jetojmë si gjithë bota normale”, deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) Dushan Spasojeviç, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd.
Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, Spasojeviç e cilëson rezultatin si një fitore të madhe dhe deri diku të papritur, si dhe një humbje shumë të rëndë për Partinë Përparimtare Serbe (SNS).
“Befasi është ky rezultat bindës, si dhe fakti që askush tjetër nuk e kaloi pragun zgjedhor, çka konfirmoi se kjo ishte një betejë mes dy listave të mëdha”, tha ai.
Ish-presidenti i Serbisë dhe kandidati i listës “Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiç, e pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit. Ai tha se, bazuar në mostrën e votave të numëruara, ishte e qartë se SNS-ja i kishte humbur zgjedhjet dhe se kishte fituar Lista Studentore, e cila, sipas tij, do të siguronte mes 135 dhe 140 mandateve, ndërsa SNS-ja rreth 105. Vuçiç tha se listat e tjera, përveç atyre të pakicave, nuk e kishin kaluar pragun zgjedhor.
Menaxhimi i pritjeve, ndër sfidat më të mëdha
Politologu Dushan Spasojeviç e sheh menaxhimin e pritjeve si një ndër sfidat më të mëdha për pushtetin e ri.
“Por, mendoj se do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme t’i ulim pritjet dhe të mos besojmë se që të premten e ardhshme Serbia do të jetë shtet i së drejtës dhe se të gjithë ata që e meritojnë do të jenë në burg”, tha ai.
Sipas Spasojeviqit, humbja e Partisë Përparimtare Serbe dhe e kandidatit të saj për kryeministër, Aleksandar Vuçiç, ishte aq e thellë sa u detyruan ta pranonin. I pyetur nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare u zhvilluan në një atmosferë referendumi, Spasojeviç tha se kjo mund të thuhet pa asnjë dyshim.
“Vuçiq u përpoq t’i jepte fund krizës duke shpallur zgjedhje të parakohshme, por nuk ia doli. Nuk mundi ta përmbyste atë prirje”, tha ai.
Spasojeviç tha se SNS-ja kontrollonte gjithçka deri para dy vjetësh, kur ndodhi tragjedia në Novi Sad, ku nga shembja e strehës prej betoni të stacionit hekurudhor humbën jetën 16 persona.
“Reagimi i tyre ndaj kësaj dhe dëshira që askush prej tyre të mos mbante përgjegjësi për asgjë çuan deri këtu. Sikur ndonjë ministër të kishte përfunduar në burg, sikur dikush të ishte arrestuar, nuk do t’i shihnim këto skena, e sigurisht jo në këtë mënyrë”, vlerësoi ai.
I pyetur se çfarë pret nga pushteti i ri, Spasojeviç tha se pret që ai të sigurojë respektimin e ligjit dhe lirinë e mediave, si dhe t’ia rikthejë autonominë universitetit.
“Besoj se edhe këto gjëra themelore do të përbënin një hap të madh përpara”, shtoi ai.
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID) dhe agjencia Ipsos njoftuan se, bazuar në 56 për qind të mostrës së përpunuar, Lista Studentore kishte fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 52 për qind të votave. Këto janë vlerësime paraprake, jo rezultate përfundimtare zyrtare./REL
BRAZIL- Luiz Inácio Lula da Silva siguroi rizgjedhjen e tij si president i Brazilit për një mandat të katërt historik në nj&eum...
SERBI- Lëvizja e tyre lindi nga tragjedia që filloi me bllokimin e rrugëve nga studentët dhe u shndërrua në protesta pothuaj...
SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëh...
VENEZUELË- María Corina Machado, udhëheqësja e njohur e opozitës në Venezuelë, u kthye në shtëpi të diel&eu...
UKRAINË- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.&n...
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ...
BELGJIKË- Vala e protestave ka përfshirë edhe Belgjikën ndërkohë që policia belge përdori gaz lotsjellës dhe spray...
GAZA- Një sulm me bombë ka shpërthyer në një universitet ne Gaza ku tre persona humbën jetën ndërsa ushtria izraelite p...
SERBI- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Listën Stude...
FRANCË- Marine Le Pen ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë. Ajo premton rikthimin e rendit,...