LIVE UPDATES
Bota

Nga kardiologjia në krye të “Listës së Studentëve”/ Kush është Ilija Srdanoviç, mjeku që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet

Partia e drejtuar nga Vuçiç arriti të marrë 38.7% të votave, kundrejt Listës Studentore, parti e dalë nga protestat 2-vjeçare, e cila arriti të marrë 52% të votave, që përkthehen në 140 mandate në Parlament. Sukses u arrit edhe nga partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e ‘Koalicionit Shqiptar’ dhe arritën të marrin 2 mandate deputetësh në Serbi. 

26 October 2026, 08:11 Nga E. D

Nga kardiologjia në krye të “Listës së

SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është figura që udhëhoqi drejt fitores “Listën e Studentëve” në Serbi, duke i dhënë fund dominimit politik 14 vjeçar të Aleksandar Vuçiç. Partia e drejtuar nga Vuçiç arriti të marrë 38.7% të votave, kundrejt Listës Studentore, parti e dalë nga protestat 2-vjeçare, e cila arriti të marrë 52% të votave, që përkthehen në 140 mandate në Parlament. Sukses u arrit edhe nga partitë shqiptare, të cilat u bashkuan nën siglën e ‘Koalicionit Shqiptar’ dhe arritën të marrin 2 mandate deputetësh në Serbi. 

Po kush është Ilija Srdanoviç, kardiologu që rrëzoi Vuçiç pas 14 vitesh në pushtet

Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është vendosur në krye të Listës Studentore që garon në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke u bërë një nga figurat kryesore të lëvizjes studentore kundër korrupsionit dhe pushtetit të Aleksandër Vuçiçit. I njohur kryesisht për karrierën e tij në mjekësi, Srdanoviç u bë më i njohur për publikun pas mbështetjes që u dha protestave studentore, të cilat shpërthyen pas tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, në nëntor të vitit 2024.

Më 14 shtator 2026, studentët që organizuan protestat njoftuan se ai do të kryesonte listën e tyre zgjedhore, të paraqitur me emrin “Lista Studentore”. Në një intervistë për median serbe Nova.rs, Srdanoviç deklaroi se ndihej i nderuar nga besimi i studentëve.  Ai bëri gjithashtu të ditur se nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga profesioni i mjekut dhe nga kujdesi për pacientët për shkak të angazhimit politik.

Karriera akademike dhe profesionale

Srdanoviç ka lindur në vitin 1970 në Novi Sad, ndërsa shkollën fillore dhe gjimnazin i ka përfunduar në Vrbas. Studimet e mjekësisë i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad në vitin 1995. Në vitin 2001 përfundoi specializimin në mjekësinë interne, ndërsa në vitin 2004 specializimin e ngushtë në kardiologji.

Në vitin 2010 mori gradën master në kardiologji në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, kurse në vitin 2012 mbrojti doktoraturën në të njëjtën fushë në Novi Sad. Që nga viti 1997, ai është i angazhuar në Institutin e Sëmundjeve Kardiovaskulare të Vojvodinës, në Sremska Kamenicë. Paralelisht, prej vitit 2018 jep mësim në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, në katedrën e mjekësisë së urgjencës. 

Nga mbështetës i protestave në krye të listës zgjedhore

Përfshirja e Srdanoviçit në lëvizjen studentore u bë më e dukshme pas protestave të organizuara për kërkimin e përgjegjësisë për tragjedinë e Novi Sadit. Ai mori pjesë në tubime publike dhe mbajti fjalime në mbështetje të studentëve, përpara se të zgjidhej kryesues i listës zgjedhore. 

Në takimin e parë parazgjedhor të lëvizjes studentore në Novi Sad, ai vlerësoi rolin e të rinjve në mobilizimin e shoqërisë dhe në përpjekjen për ta ndryshuar vendin. Në një intervistë për agjencinë Beta, të publikuar nga Danas, Srdanoviç tha se ndryshimi politik duhet të shoqërohet me rikthimin e besimit te institucionet, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit.

Çfarë kërkon Lista Studentore?

Sipas deklaratave të Srdanoviçit të raportuara nga mediat serbe, ndër përparësitë e lëvizjes janë rikthimi i pavarësisë së institucioneve, lufta kundër korrupsionit, përmirësimi i funksionimit të sistemit gjyqësor dhe garantimi i lirisë së medias. Në fushën e shëndetësisë, ai ka vënë theksin te depolitizimi i profesionit, krijimi i kushteve më të mira për mjekët e rinj dhe nxitja e punësimit të personelit shëndetësor në zonat rurale.

Sipas tij, subvencionet dhe lehtësitë për profesionistët që zgjedhin të punojnë jashtë qendrave të mëdha mund të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Srdanoviç e ka lidhur gjithashtu ndryshimin politik me nevojën për t'u dhënë qytetarëve mundësi të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Serbi.

Tragjedia e Novi Sadit, në qendër të kërkesave për drejtësi

Rritja e protestave studentore lidhet drejtpërdrejt me shembjen e tendës së betonit në hyrje të stacionit hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor 2024. Tragjedia shkaktoi vdekjen e 16 personave dhe u shndërrua në një simbol të pakënaqësisë publike ndaj korrupsionit dhe mungesës së përgjegjësisë institucionale.

Srdanoviç ka kritikuar faktin që, sipas tij, përgjegjësia për tragjedinë nuk është përcaktuar në mënyrë të kënaqshme, pavarësisht kohës së kaluar dhe protestave të vazhdueshme. Ai ka kërkuar që përgjegjësit të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë. Me kandidaturën e tij, lëvizja studentore synon ta shndërrojë mobilizimin qytetar në përfaqësim politik./Dosja.al

Ilija Srdanoviç

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa