26 October 2026, 07:40
Nga E.M

GAZA- Një sulm me bombë ka shpërthyer në një universitet ne Gaza ku tre persona humbën jetën ndërsa ushtria izraelite pohoi se “e devijoi” sulmin, i cili kishte për qëllim një anëtar të Hamasit, pa specifikuar nëse viktimat u goditën gabimisht.
Sipas disa burimeve të AFP-së, një dron shënjestroi Universitetin Islamik të Gazës, në sektorin verior të enklavës, duke vrarë tre roje dhe duke plagosur tetë studentë. Fotografitë e AFP-së tregojnë palestinezë që transportojnë të plagosur në barela në spital, ndërsa të afërmit e viktimave, të gjunjëzuar, qajnë pranë trupave.
“Disa nga studentët e plagosur, të cilët ishin në universitet për të ndjekur mësimet, janë në gjendje kritike”, tha ministria e arsimit e enklavës, duke denoncuar heshtjen e botës përballë sulmeve ndaj studentëve dhe universiteteve”.
“Në dhjetë ditët e fundit, dhjetë studentë dhe mësues janë vrarë”, tha ajo, duke shtuar se 95% e ndërtesave universitare janë dëmtuar në luftën trevjeçare midis Izraelit dhe Hamasit.
Ushtria izraelite tha në X se kishte nisur një sulm kundër “një terroristi nga krahu ushtarak i Hamasit në zonën e Qytetit të Gazës” dhe se kishte “devijuar” sulmin pasi “u zbulua prania e civilëve”. Incidenti po hetohej, shtoi ushtria, pa specifikuar nëse viktimat në universitet u goditën gabimisht.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, pas dy vitesh lufte. Më shumë se 1,500 palestinezë janë vrarë këtë vit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, por shifrat e saj konsiderohen të besueshme nga OKB-ja./Dosja.al
AFP
Bota
26 October 2026, 07:32
E. D
SERBI- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Listën Stude...
Bota
26 October 2026, 07:31
E.M
FRANCË- Marine Le Pen ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë. Ajo premton rikthimin e rendit,...
Bota
25 October 2026, 22:39
E. D
SERBI- Sipas të dhënave të para të publikuara nga agjencia Ipsos dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), bazu...
Bota
25 October 2026, 22:21
SERBI- Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar&rdquo...
Bota
25 October 2026, 22:14
E. D
SERBI- Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, t...
Bota
25 October 2026, 22:06
E. D
SERBI- Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipa...
Bota
25 October 2026, 21:58
E. D
SERBI- Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit serb, Al...
Bota
25 October 2026, 21:41
E. D
SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet parlamentar...
Bota
25 October 2026, 21:32
E. D
Ilija Srdanoviç
SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është v...
Bota
25 October 2026, 20:58
E. D
Aleksandar Vuçiç
TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në...