Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

UKRAINË- Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Donald Trump të përdorë shërbimet e inteligjencës amerikane dhe Pentagonin për t’u marrë me udhëheqësin e Ukrainës.
Medvedev, i cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka publikuar një mesazh me tone të ashpra, duke sugjeruar ndërhyrjen e CIA-s dhe të drejtuesve të mbrojtjes amerikane kundër Zelenskyt. Deklaratat e tij janë interpretuar si një aludim për eliminimin fizik të presidentit ukrainas.
“Vetë historia amerikane ofron një zgjidhje. E tëra çfarë duhet të bëjë është të telefonojë Sekretarin e Luftës dhe Drejtorin e CIA-s dhe t’u thotë atyre të kujdesen për këtë ‘problem të vogël e të pafat’”, shkroi Medvedev.
Zyrtari i lartë rus shkoi edhe më tej, duke deklaruar se mënyra se si do të veprohej kundër Zelenskyt nuk kishte rëndësi.
“Si, ku dhe me çfarë mjetesh është e parëndësishme”, shtoi ai.
Në postimin e tij, Medvedev akuzoi presidentin ukrainas se po dëmton interesat e Shteteve të Bashkuara dhe po pengon përpjekjet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas tij, Zelensky po i shkakton presidentit amerikan më shumë dëme sesa përballjet e Uashingtonit me Venezuelën, Kubën dhe Iranin së bashku. Ish-presidenti rus përdori gjithashtu një gjuhë fyese ndaj Zelenskyt, duke e quajtur atë “parazit” dhe “shushunjë”, ndërsa pretendoi se udhëheqësi ukrainas e trajton Trumpin me përbuzje.
“Ky njeri pështyn sistematikisht në fytyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara, injoron kërkesat e tij dhe kthen kundër tij amerikanë të fuqishëm, por edhe europianë”, shkroi Medvedev.
Ai e akuzoi Zelenskyn se kërkon vazhdimisht para dhe armë nga Perëndimi për të vazhduar luftën kundër Rusisë, ndërsa pretendoi se ka refuzuar propozimet amerikane për negociata. Medvedev përmendi gjithashtu sulmet ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato kanë ndikuar negativisht në çmimet globale të karburanteve dhe në interesat ekonomike amerikane. Në një tjetër akuzë, ai pretendoi se presidenti ukrainas ka lidhje me kartelet meksikane të drogës dhe se luftëtarë të këtyre organizatave janë trajnuar në Ukrainë për përdorimin e dronëve.
Medvedev ka përdorur edhe më parë retorikë kërcënuese ndaj Ukrainës dhe vendeve perëndimore, por këtë herë mesazhi i tij i drejtohet personalisht Donald Trumpit, duke i kërkuar të ndërhyjë kundër Zelenskyt./Dosja.al
BRAZIL- Gjykata Supreme e Brazilit ka urdhëruar një zgjatje dy-orëshe të votimit në zgjedhjet presidenciale, të cilat fillimisht ...
BELGJIKË- Vala e protestave ka përfshirë edhe Belgjikën ndërkohë që policia belge përdori gaz lotsjellës dhe spray...
GAZA- Një sulm me bombë ka shpërthyer në një universitet ne Gaza ku tre persona humbën jetën ndërsa ushtria izraelite p...
SERBI- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë uruar Listën Stude...
FRANCË- Marine Le Pen ka nisur fushatën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027 në Francë. Ajo premton rikthimin e rendit,...
SERBI- Sipas të dhënave të para të publikuara nga agjencia Ipsos dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), bazu...
SERBI- Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar&rdquo...
SERBI- Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, t...
SERBI- Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipa...
SERBI- Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit serb, Al...