LIVE UPDATES
Bota

Protesta, dhunë dhe shtetrrethim/ DW: Pse rebelohet rinia e Evropës

Gjithçka nisi në Lycée Antoine-de-Saint-Exupéry në Créteil, në juglindje të Parisit. Që në mesin e shtatorit, mësuesit atje hynë në grevë kundër shkurtimeve të vendeve të punës dhe mungesës kronike të financimit. Protestës iu bashkuan edhe nxënësit.

20 October 2026, 14:58 Nga E. D

Protesta, dhunë dhe shtetrrethim/ DW: Pse rebelohet rinia e Evropës

EUROPË- Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë nga Franca, Belgjika, Italia, Portugalia, Spanja, Greqia dhe Austria deri në Shqipëri. Edhe në Gjermani, Holandë, Serbi dhe Irlandë po shtohet kundërshtimi.

Francë: Mësuesit ngrihen në protestë

Gjithçka nisi në Lycée Antoine-de-Saint-Exupéry në Créteil, në juglindje të Parisit. Që në mesin e shtatorit, mësuesit atje hynë në grevë kundër shkurtimeve të vendeve të punës dhe mungesës kronike të financimit. Protestës iu bashkuan edhe nxënësit.

Demonstratat u përhapën fillimisht në Paris dhe më pas në të gjithë vendin. Mes të paktën 550.000 personave që, sipas të dhënave zyrtare, dolën të shtunën në rrugë në mbarë vendin, pati edhe persona të maskuar që ushtruan dhunë. Në disa qytete u plaçkitën dyqane dhe iu vu zjarri makinave dhe koshave të plehrave. Në qytetin Limoges u dogj bashkia, një ndërtesë e vitit 1883.

Sipas të dhënave zyrtare, 1800 persona u arrestuan dhe më shumë se 500 policë dhe zjarrfikës u plagosën. Si pasojë e trazirave, qeveria njoftoi vendosjen e shtetrrethimeve në nivel lokal.

Belgjikë: Rriten tarifat e studimit

Protestat në Francë u përhapën edhe në Belgjikë. Pas bllokimit të shkollave më 1 tetor në Liège, sindikatat bënë thirrje për një ditë greve në mbarë vendin dhe për një demonstratë të madhe në kryeqytetin Bruksel më 9 tetor.

Tubime të tjera në këto dy qytete belge, gjatë të cilave pati përplasje të dhunshme mes të rinjve dhe forcave të policisë, u zhvilluan më 12 dhe 17 tetor. Protestat drejtoheshin ndër të tjera kundër programeve të kursimit të qeverisë, e cila ka paralajmëruar shkurtime prej rreth dhjetë miliardë eurosh. Këtu përfshihen edhe shkurtime prej 500 milionë eurosh deri në vitin 2029 në sistemin arsimor frankofon. Parashikohen gjithashtu rritje të tarifave të studimit dhe heqja e biletave të lira të autobusëve për të rinjtë.

Itali: Plaçkitje dhe barrikada në flakë

Në Itali, të shtunën (17.10.), gjatë një proteste kundër luftërave dhe inflacionit në Milano, pati përplasje me policinë. Demonstrues të maskuar plaçkitën dyqane, hodhën gurë kalldrëmi ndaj forcave speciale të policisë dhe u vunë flakën barrikadave që kishin ngritur.

Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, i qendrës së majtë, deklaroi për mediat vendase: "Arsyet e protestave ishin të kuptueshme. Megjithatë, dhuna ndaj policisë dhe dëmet e rënda të shkaktuara në qytet nuk mund të justifikohen."

Portugali: Çmimet e pronave rriten në mënyrë drastike

Edhe në Portugali, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan kundër rritjes së kostove të jetesës dhe krizës së tregut të banesave. Shumë njerëz nuk mund t'i përballojnë më qiratë që vazhdojnë të rriten.

Sipas një raporti të Komisionit Evropian të publikuar në qershor të këtij viti, çmimet e pronave në vend janë rritur nominalisht me 130 për qind që nga viti 2013. Ndërkohë, qiratë për kontratat e reja janë rritur me 10,2 për qind krahasuar me një vit më parë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave të Portugalisë.

Spanjë: Protesta në sheshin Puerta del Sol

Edhe në Spanjë kriza e tregut të banesave është e rëndë. Zemërimi publik për qiratë tejet të larta u shtua në shtator nga rasti i një pensionisteje 87-vjeçare. Pas një beteje ligjore shumëvjeçare, Maricarmen Abascal u detyrua më 23 shtator të largohej nga apartamenti i saj në Madrid, ku kishte jetuar për 70 vjet. Ajo nuk mund ta paguante më nga pensioni qiranë, të cilën një investitor e kishte rritur me 275 për qind.

Pak ditë pas dëbimit u arrit një marrëveshje, sipas së cilës pensionistja mund të rikthehej në apartament dhe të paguante një qira që nuk do të kalonte 30 për qind të të ardhurave të saj. Por Maricarmen, të cilën spanjollët e njihnin thjesht me emrin e saj, vdiq më 7 tetor, vetëm dy javë pasi ishte dëbuar nga banesa.

Që atëherë, qindra njerëz kanë zënë sheshin Puerta del Sol në Madrid për të protestuar kundër rritjes së kostove të banimit.

Pse proteston "Gjenerata Z" në Shqipëri

Në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, mijëra njerëz po dalin në rrugë prej muajsh. Protestat e kanë zanafillën te e ashtuquajtura lëvizje "Flamingo", e cila u krijua si kundërshtim ndaj një projekti të madh të turizmit luksoz në bregdetin jugor të Shqipërisë.

Ndërkohë protestat janë shndërruar në një lëvizje kundër qeverisë, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Studentët dalin në rrugë edhe për shkak të kostove të larta të arsimit dhe mungesës së perspektivës profesionale. Të shtunën, protestuesit hodhën gurë, bomba molotov, fishekzjarre sinjalizuese dhe mjete piroteknike ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës, ujëhedhës dhe ndërhyrje me shkopinj gome.

Greqi: Kamp me tenda para parlamentit

Protestat në Greqi janë disi më të vogla. Më 13 tetor, studentë nga disa institucione të arsimit të lartë në Athinë ngritën një kamp me tenda para parlamentit. Sipas raportimeve të mediave, organizatorët iu referuan shprehimisht protestave në Francë dhe Spanjë.

Për 21 tetor, sindikatat e mësuesve, studentët, punonjësit e administratës dhe shoqatat e prindërve kanë bërë thirrje për një grevë mbarëkombëtare dhe demonstrata në dhjetëra qytete.

Austri: Universitetet mobilizohen

Në Austri janë mobilizuar universitetet. Më 13 tetor, sipas përfaqësisë studentore ÖH, rreth 6000 studentë, pedagogë dhe punonjës të kërkimit shkencor dolën në rrugë kundër shkurtimeve të mundshme të buxhetit të universiteteve. Ata paralajmëruan për salla leksionesh të mbipopulluara, më pak personel mësimdhënës, përzgjedhje sociale dhe shkurtime në kërkime dhe infrastrukturë.

Më parë, ÖH kishte mbledhur 60.000 nënshkrime për një peticion online me titullin "Të shpëtojmë universitetet – Jo shkurtimeve në universitete". Shkak janë kursimet e mundshme prej rreth një miliard eurosh në buxhetin e ardhshëm trevjeçar për arsimin e lartë.

Prej gati dy vjetësh, Serbia është përfshirë nga protesta të vazhdueshme studentore. Shkak u bë shembja e strehës së stacionit hekurudhor në qytetin Novi Sad, në veri të Serbisë, ku humbën jetën 16 persona. Që atëherë, studentët janë mobilizuar në mbarë vendin kundër korrupsionit nën qeverisjen e Partisë Përparimtare Serbe.

Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili qeveris në mënyrë pjesërisht autokratike, ka shpallur zgjedhje të parakohshme për 25 tetor. Ai synon të konsolidojë pushtetin e tij, ndërsa lëvizja studentore shpreson për një ndryshim politik./DW

protesta ne Evropë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin