5 November 2026, 09:34
Nga E.M

KAVAJË- Policia ka zbardhur pesë raste vjedhjesh të kryera gjatë muajit tetor në Kavajë ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur më herët në kërkim për të njëjtën vepër penale.
I arrestuari është shtetasi Andi Sterniqi, i cili akuzohet se ka vjedhur sende dhe pajisje në tri banesa, një dyqan dhe një automjet. Hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera të mundshme dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve.
Njoftimi i policisë:
Kavajë/Zbardhen disa vjedhje të kryera muajin e kaluar, në Kavajë dhe në Golem.
Vihet në pranga autori i dyshuar i tyre, i cili ishte në kërkim për të njëjtën vepër penale.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë e mundur zbardhja e 5 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit tetor 2026, në qytetin e Kavajës, dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit:
-A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për vjedhje, pasi Prokuroria ka nxjerrë urdhër ndalimi më datë 19.10.2026.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 04.10.2026 – 27.10.2026, ka vjedhur sende/pajisje të ndryshme në 3 banesa, 1 dyqan dhe 1 automjet, në lagje të ndryshme në Kavajë.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas, si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Andi Sterniqi
Aktualitet
5 November 2026, 09:16
E. D
Erion Vishkulli
ROMË- Erion Vishkulli, i riu që u qëllua nga policia me plumb gome në sy ka njoftuar se më 11 nëntor do t&r...
Aktualitet
5 November 2026, 09:05
E. D
ELBASAN- Pas nxjerrjes së trupit të pajetë të 69-vjeçarit Hamit Ibro, kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve t&...
Aktualitet
5 November 2026, 08:59
E. D
TIRANË- Një 49-vjeçar me precedent të theksuar për krime kundër jetës dhe armëmbajtje pa leje është a...
Aktualitet
5 November 2026, 08:57
E. D
Eduart Xhani
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare, Meleqe Lusha, e cila u vra dy ditë më p...
Aktualitet
5 November 2026, 07:33
E. D
Pamjet nga shpërthimi
ELBASAN- Viktima e dytë është gjetur nën rrënojat e pallatit pesëkatësh në lagjen “Be...
Aktualitet
5 November 2026, 07:29
E. D
TIRANË- Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë...
Aktualitet
5 November 2026, 07:27
E. D
TIRANË- Shqipëria rezultoi me kosto orientuese zero nga Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) për energjinë el...
Aktualitet
5 November 2026, 07:25
E. D
TIRANË- Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 k...
Aktualitet
5 November 2026, 07:19
E. D
TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të cilat do të sjellin...
Aktualitet
4 November 2026, 22:39
E. D
Dritan Goxhaj
TIRANË- Aktivisti Dritan Goxhaj tha pas daljes nga komisariati se është gjobitur në mënyrë të paligjsh...