Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai i cilësoi tubimet e fundit si të papranueshme, duke theksuar se dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendit dhe vënë në pikëpyetje përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke dënuar shkatërrimin e pronës dhe sulmet ndaj institucioneve dhe selive diplomatike. Ai i cilësoi tubimet e fundit si të papranueshme, duke theksuar se dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendit dhe vënë në pikëpyetje përparimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se Shqipëria ka ndërtuar ndër vite një reputacion si vend i qëndrueshëm, i sigurt dhe mikpritës, por ky imazh mund të cenohet nga aktet e dhunës së kryer gjatë protestës. Ai nënvizoi se protesta paqësore dhe shprehja e pakënaqësisë janë pjesë e demokracisë, ndërsa dhuna nuk mund të justifikohet, pasi dëmton interesin dhe reputacionin e përbashkët të vendit.
Reagimi i Ministrit Hoxha:
Pamjet e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe sulmeve ndaj institucioneve apo selive diplomatike janë dëshpëruese dhe të papranueshme. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë e sotme dhe as atdheun që synojmë të ndërtojmë për nesër”. Është ky reagimi i ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha në lidhje protestën e sotme e cila vijon prej mëngjesit e tensione përplasje, dhunë e shkatërrime të institucioneve. Në një postim në rrjetet sociale, kryediplomati thekson se këto pamje dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe ngre dyshime për përparimin në BE. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke fituar më shumë besim dhe respekt ndërkombëtar dhe duke ndërtuar imazhin e një vendi të qëndrueshëm, të sigurt, mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës.
Pikërisht për këtë arsye, pamjet e dhunës, shkatërrimit të pronës dhe sulmeve ndaj institucioneve apo selive diplomatike janë dëshpëruese dhe të papranueshme. Ato nuk përfaqësojnë as Shqipërinë e sotme dhe as atdheun që synojmë të ndërtojmë për nesër. Imazhi ynë ndërkombëtar është ndërtuar me shumë mund, ndër vite e dekada, por mund të cenohet lehtësisht. Çdo pamje dhune ndaj institucioneve, pronës publike apo asaj private dobëson mesazhin e stabilitetit, dëmton perceptimin e Shqipërisë si një vend i sigurt për turistët dhe investitorët dhe hedh hije e dyshime mbi aftësinë tonë të përbashkët për të përparuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Shprehja e pakënaqësisë dhe protesta paqësore janë pjesë e demokracisë; dhuna jo. Askush nuk duhet të dëmtojë një pasuri që na përket të gjithëve: emrin dhe reputacionin e Shqipërisë./Dosja.al
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas djegies së zyrës së ndihmës juridike falas, duke bërë t&eu...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesi i vunë flakën Kryesisë së Kuvendit....
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas dy ditësh revoltë masive të studentëve, të...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pro...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së studentëve në ...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë dhe protestu...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta edhe deputetin demokrat Belind Këlliçi, ndërsa më herët ...
Pamje TIRANË- Ish-Ministrja Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK. Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur ...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ata bën thirrjet “Rama...
TIRANË- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja ...