Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Ministrja, e cila thekson se ka marrë pjesë edhe vetë në protesta gjatë jetës së saj universitare, shprehet se ka respekt maksimal për të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë nga institucionet.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas dy ditësh revoltë masive të studentëve, të cilët sulmuan institucionin që drejton, si dhe i vunë edhe flakën. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar, duke theksuar se dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike nuk duhet të zëvendësojnë fjalën, argumentin dhe dialogun.
Ministrja, e cila thekson se ka marrë pjesë edhe vetë në protesta gjatë jetës së saj universitare, shprehet se ka respekt maksimal për të drejtën e studentëve për të protestuar dhe për të kërkuar më shumë nga institucionet.
Ajo theksoi gjithashtu se shqetësimet e studentëve do të dëgjohen dhe propozimet do të shqyrtohen përmes dialogut, pa paragjykime dhe pa i kthyer mospajtimet në përplasje. Në fund të reagimit, Kumbaro nënvizoi se aktet e shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien mes Ministrisë së Arsimit dhe studentëve.
Reagimi i ministres:
Po ndjekim me shumë shqetësim atë që ka ndodhur këto dy ditë rreth e brenda godinës së Ministrisë së Arsimit dhe në institucione të tjera. Pavarësisht se kush proteston dhe për çfarë proteston, është e rëndë të shohësh situata ku përplasja fizike dhe shkatërrimi i pronës zënë vendin e Fjalës, zëvendësojnë argumentin dhe dialogun.
Si një universitare që kam protestuar vetë sa herë e kerkonte nevoja për të përdorur këtë të drejtë demokratike të fituar me sakrifica, kam respektin maksimal për të drejtën e studentëve për të kërkuar gjithmonë e më shumë nga institucionet, ama, protesta qytetare studentore dhe
-dhuna ndaj godinave dhe pronës publike;
-dhuna ndaj vendit të punës të punonjësve publike, aq më shumë kundër punonjësve të Arsimit, nuk kanë lidhje me njera tjetrën!
Kjo vijë ndarëse duhet të mbetet e qartë për cilindo.
Ministria e Arsimit, ndonëse rëndë e dëmtuar nga dhuna e orëve te fundit, ka qenë dhe do të jetë një derë e hapur për komunikim me universitetet, me studentët, me prindërit dhe me këdo që ndërton dialog, ashtu siç kemi bërë gjithmonë.
Shqetësimet i dëgjojmë dhe propozimet i shqyrtojmë bashkë, pa paragjykime dhe pa i kthyer mospajtimet në përplasje. Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e Ministrisë së Arsimit me studentët./Dosja.al
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pro...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së studentëve në ...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë dhe protestu...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta edhe deputetin demokrat Belind Këlliçi, ndërsa më herët ...
Pamje TIRANË- Ish-Ministrja Olta Xhaçka është paraqitur sot në SPAK. Deputetja e Partisë Socialiste është paraqitur ...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta deputetin e Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ata bën thirrjet “Rama...
TIRANË- Protestat e studentëve dhe gjimnazistëve kanë sjellë ndryshime në axhendën e mazhorancës, ndërsa mbledhja ...
Bardh Spahia TIRANA- Studentët po vijojnë protestën e tyre, në ditën e dytë të revoltës. I pranishëm në k&e...
Sali Berisha TIRANË- Kyetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën studentore përpara Ministrisë së...
Foto ilustruse TIRANA- Mbledhja e Grupit Parlamentar, e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të mërkurë, ësht&eu...