Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Protesta kundër qeverisë/ Blushi dhe Këlliçi përplasen me policinë të Kryeministria, efektivët nuk i lejojnë të kalojnë (VIDEO)
Përplasje ms tyre ka ardhur, pasi efektivët buk kanë lejuar një qytetar të kalonte, edhe pse nuk kishte lidhje me protestën
31 October 2026, 12:32Nga E. D
TIRANË- Një situatë tensionuese ka ndodhur te Kryeministria. Siç shihet edhe në pamje, Tedi Blushi dhe Belind Kelliçi kanë pasur një përplasje me Policinë e Shtetit. Përplasje ms tyre ka ardhur, pasi efektivët buk kanë lejuar një qytetar të kalonte, edhe pse nuk kishte lidhje me protestën.
Pjesë nga përplasja:
Policia: Ikni mbrapa!
Qytetari: Hap rrugën aty se do të iki në shtëpinë time!
Policia: Kemi një urdhër.
Tedi Blushi: Ça urdhri?
Belind Këlliçi: Hiqe dorën! Plehrë!
Policia: Prit pak!
Belind Këlliçi: Për çfarë i pengon njerëzit? Ça problemi ka, pse pengohen njerëzit?
Policia: Është perimetri i sigurisë.
Qytetari: Nga kush siguroheni? Nga kush keni frikë?
Belind Këlliçi: Dua të kaloj bashkë me zotërinë që është në biçikletë, në rrugë të vet.
“Banditë me unifortë që pengojnë qytetarët të ecin në rrugë. Kjo është çmenduri, ky është shtet policor. Duhet të reagojmë të gjithë, edhe ju gazetarët. Kjo nuk ka ndodhur as në ’90-në. ju ftoj të gjithëve të reagoni sepse këtu po instalohet diktaturë”, tha nënkryetari i PD në një prononcim për mediat./Dosja.al