2 November 2026, 12:33
Nga E. D

TIRANË- Në ditën e 21-të të revoltës kundër qeverisë së Edi Ramës, studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke mbajtur të palëkundur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Gjatë marshimit drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës, një prej protestuesve ka deklaruar se bojkoti i mësimit vijon dhe se nuk ka asnjë vendim të studentëve për t'u rikthyer në auditorë.
Duke folur për Syri.TV, studenti theksoi se protesta është një lëvizje pa lider, e lindur nga pakënaqësitë dhe problemet e përditshme të të rinjve, ndërsa paralajmëroi se ajo do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave. Ai i bëri thirrje Policisë të mos ushtrojë dhunë ndaj protestuesve.
"Kemi vendosur të bojkotojmë mësimin, nuk e di nga doli ai njoftim për tu kthyer në mësim por ai njoftim nuk është nxjerrë nga studentët. Asnjë student nuk kishte lidhje me atë njoftim. Ne vijojmë protestën si ditën e parë derisa të thyhet ky sistem. Ne jemi në protestë deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Bojkoti është i plotë nga studentët e shtetit dhe të privatit. Ka studentë dhe pedagogë nga private që kanë lënë mësimin, pra e gjitha është propagada. Qëllimi i për të përçarë protestën, për të nxitur frikë por siç e shihni këtu nuk ka më frikë. Protesta do vijojë deri në fund. Është për të ardhmen tonë dhe për të ardhmen e të gjithëve. Duam një jetë më të mirë, po kërkojmë gjëra minimale, nuk po kërkojmë shumë. Ai duhet ta japë dorëheqjen pasi kaq ditë në shesh ai duhet ta dëgjojë popullin. Unë jam vetëm një protestues, nuk jam lider. Protesta nuk ka lider. Këtu na kanë nxjerrë problemet që kanë prindërit tanë, problemet që i hasim ne sepse e dimë që nuk kemi të ardhme të premtuar këtu në Shqipëri. Gjithësecili e di vetë si do protestojë. Ne i kërkojmë policisë të sensibilizohet me protestuesit dhe të mos përdorë dhunë, sepse në asnjë moment studentët nuk dhonojnë dhe nuk prishin," tha studenti./Dosja.al
edi rama protesta studentore
Aktualitet
2 November 2026, 12:30
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Anki...
Aktualitet
2 November 2026, 12:12
I.A
TIRANË- Arkiva e Radio Televizionit Shqiptar do t’i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi. Lajmi është bë...
Aktualitet
2 November 2026, 12:14
E.M
TIRANË- Në ditën e 21-të të protestës studentore dhe revoltës së tyre me kërkesën kryesore dorëheqjen e ...
Aktualitet
2 November 2026, 12:13
TIRANË- Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjev...
Aktualitet
2 November 2026, 11:55
E.M
SPANJË- Garda Civile është nën hetimin për përfshirjen e mundshme të një organizate me origjinë shqiptare në ...
Aktualitet
2 November 2026, 11:42
E.M
SHKODËR- Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër ku humbi jetën një 67-vjeçare e cila po ecte në trotuar kur u pë...
Aktualitet
2 November 2026, 11:42
E. D
TIRANË- Studentët kanë nisur ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç s...
Aktualitet
2 November 2026, 11:15
E. D
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e Raiffeisen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se a...
Aktualitet
2 November 2026, 11:14
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së P...
Aktualitet
2 November 2026, 11:11
E. D
TIRANË- Një bankë e nivelit të dytë u grabit këtë të hënë me armë zjarri. Siç shihet edhe në...