2 November 2026, 12:30
Nga E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar vendosjen e sanksioneve administrative ndaj 13 partive politike që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në kërkesën e datës 3 tetor 2026, Celibashi argumenton se pas kontrollit dhe auditimit të raporteve financiare për fondet e përfituara dhe shpenzimet e kryera gjatë fushatës zgjedhore, janë evidentuar një sërë shkeljesh të legjislacionit zgjedhor dhe detyrimeve për transparencë financiare.
Sipas dokumentit, shkeljet e konstatuara lidhen me dorëzimin me vonesë të raporteve financiare, mosdorëzimin e tyre nga kandidatët e listave shumëemërore, mosdeklarimin e transaksioneve bankare, si dhe pasaktësi dhe mospërputhje aritmetike e kontabël. Për këto shkelje, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka propozuar gjoba në disa nivele, në varësi të natyrës së shkeljes.
Masat dhe gjobat e propozuara:
Gjobë në masën 2,000,000 lekë (për mosedorëzim të raportit financiar):
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Aleanca Arbnore Kombëtare
Gjobë në masën 500,000 lekë:
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Aleanca Demokracia e Re
Partia Aleanca Konservatore për Shqipërinë
Partia Kristian Demokrate
Partia Lëvizja Atdheu
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare
Gjobë në masën 100,000 lekë:
Partia Balli Kombëtar
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut
Partia Djathtas 1912
Partia Socialdemokrate
Partia Nisma Thurje
Kërkesa zyrtare i është përcjellë KAS-it, i cili do të shqyrtojë çështjen dhe do të marrë vendimin përfundimtar në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Mbledhja e KAS-it, ku pritet të shqyrtohet kjo kërkesë, po zhvillohet gjatë ditës së sotme./Dosja.al
Ilirjan Celibashi
Aktualitet
2 November 2026, 12:12
I.A
TIRANË- Arkiva e Radio Televizionit Shqiptar do t’i nënshtrohet një procesi të plotë digjitalizimi. Lajmi është bë...
Aktualitet
2 November 2026, 12:14
E.M
TIRANË- Në ditën e 21-të të protestës studentore dhe revoltës së tyre me kërkesën kryesore dorëheqjen e ...
Aktualitet
2 November 2026, 12:13
TIRANË- Mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit 2027 dhe Paketën Fiskale, gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjev...
Aktualitet
2 November 2026, 11:55
E.M
SPANJË- Garda Civile është nën hetimin për përfshirjen e mundshme të një organizate me origjinë shqiptare në ...
Aktualitet
2 November 2026, 11:42
E.M
SHKODËR- Pamjet e aksidentit tragjik në Shkodër ku humbi jetën një 67-vjeçare e cila po ecte në trotuar kur u pë...
Aktualitet
2 November 2026, 11:42
E. D
TIRANË- Studentët kanë nisur ditën e 21-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës. Siç s...
Aktualitet
2 November 2026, 11:15
E. D
TIRANË- Policia ka reaguar lidhur me grabitjen e Raiffeisen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Bëhet me dije se a...
Aktualitet
2 November 2026, 11:14
E. D
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja e një banke të nivelit të dytë në zonën e Komunës së P...
Aktualitet
2 November 2026, 11:11
E. D
TIRANË- Një bankë e nivelit të dytë u grabit këtë të hënë me armë zjarri. Siç shihet edhe në...
Aktualitet
2 November 2026, 11:02
I.A
Pamjet
TIRANË- Banka Raiffeisen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë është grabitur pak minuta më par&eum...