18 November 2026, 07:51
Nga E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Rreth 15 mijë persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave kundër masave shtrënguese ekonomike dhe demonstratave studentore për kushtet në sistemin arsimor. Shifrat u prezantuan në Parlamentin francez nga ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin. Sipas të dhënave, 7,184 persona, mes tyre 2,661 të mitur, u arrestuan gjatë protestave kundër rritjes së kostos së jetesës, të cilat zhvillohen çdo fundjavë që prej 17 tetorit. Disa prej këtyre tubimeve janë shoqëruar edhe me incidente të dhunshme.
Ndërkohë, rreth 8 mijë arrestime të tjera u regjistruan gjatë protestave studentore, të organizuara kundër kushteve në institucionet arsimore. Ministri Darmanin bëri të ditur se arrestimet gjatë protestave kundër masave shtrënguese çuan në 3,053 procedime penale dhe 466 dënime me burgim. Sipas tij, rreth dy të tretat e këtyre rasteve lidhen me ngjarjet e 17 tetorit, ditë kur demonstratat u shoqëruan me incidente të shumta.
Vetëm tre raste paraburgimi nga protestat studentore
Duke folur për protestat e studentëve, ministri theksoi se, pavarësisht afro 8 mijë arrestimeve, vetëm tre raste përfunduan me vendosjen e të arrestuarve në paraburgim. Të tre rastet kishin të bënin me persona madhorë, të akuzuar për sulme ndaj efektivëve të policisë ose punonjësve të sistemit arsimor kombëtar.
Të dhënat e paraqitura në Parlament tregojnë përmasat e reagimit të autoriteteve franceze ndaj dy valëve të protestave, asaj kundër masave ekonomike dhe lëvizjes studentore./Dosja.al
franca protesta studente
Bota
18 November 2026, 07:46
E.d
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Ky takim që do të zhvillohet të enjten është cilësuar si historik nga shumëku...
Bota
18 November 2026, 07:43
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Një sërë shërbimesh të Apple u përballën me ndërprerje dhe probleme funksionimi të mart...
Bota
18 November 2026, 07:29
E.d
Jensen Huang
Bordi drejtues i Nvidia nuk po shqyrton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv, pavarësis...
Bota
17 November 2026, 22:57
E. D
KINË- Ky takim që do të zhvillohet të enjten është cilësuar si historik nga shumëkush ndaj edhe pritjet janë ...
Bota
17 November 2026, 22:55
E. D
NORVEGJI- Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit Equinor ka zbuluar një sulm kibernetik në disa prej sistemeve të saj të teknolog...
Bota
17 November 2026, 22:31
E.M
PARIS- Gjykata administrative e Parisit ka pezulluar këtë të martë një urdhër të policisë me qëllim ndalesën ...
Bota
17 November 2026, 22:17
G.M
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë britanike për të vendosur sanksione ndaj tetë kompan...
Bota
17 November 2026, 22:12
E. D
IZRAEL- Informacionet e mbledhura nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm...
Bota
17 November 2026, 22:09
E.M
SHBA- Shtetet e Bashkuara tw Amerikws po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, e cila është identifikuar si B94. Bo...
Bota
17 November 2026, 21:56
G.M
pamje
IRAN- Ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror në ishullin iranian Qeshm, duke goditur një pozicion të përdorur për l&eum...