9 November 2026, 18:35
Nga E.M

FRANCË- Qeveria franceze ka njoftuar një rritje prej 1.6% të pagës minimale, e cila do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor. Ky ndryshim vjen pas disa javësh protestash për fuqinë blerëse dhe kushtet ekonomike të francezve.
Paga minimale në Francë do të kalojë nivelin e 1,500 eurove neto, duke arritur kështu në rreth 1,502 euro. Pas rritjes së pagës minimale do të shtohen 23.65 eurosh në muaj.
“Lidhur me pagën minimale (SMIC), kemi vendosur dy gjëra, ta aplikojmë më 1 dhjetor rritjen automatike, e cila ishte parashikuar të hynte në fuqi më 1 janar dhe që kjo rritje të jetë 1.6%”, deklaroi ministri i Punës, Jean-Pierre Farandou, gjatë një konference për shtyp.
Aktualisht, paga minimale në Francë është 1,477.93 euro. Kryeministri Sébastien Lecornu e cilësoi këtë si rritjen e dytë më të madhe në 20 vitet e fundit, duke theksuar se ajo nuk duhet nënvlerësuar.
Ministri Farandou e cilësoi rritjen si një ndihmë për punonjësit, por edhe si një nxitje për sektorët e ndryshëm që të nisin negociatat për përmirësimin e pagave. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të sektorëve profesionalë që të nisin diskutimet që javën e ardhshme, me qëllim rritjen e pagave minimale të përcaktuara në marrëveshjet kolektive dhe përshtatjen e tyre me nivelin e ri të SMIC.
Megjithatë, vendimi i qeverisë nuk ka bindur sindikatat. Kryetarja e CFDT-së, Marilise Léon, e konsideroi rritjen të pamjaftueshme, ndërsa drejtuesja e CGT-së, Sophie Binet, e cilësoi atë si “thërrime”.
“Ne nuk erdhëm këtu për të lypur lëmoshë”, deklaroi Binet, e cila bëri gjithashtu thirrje për organizimin e protestave të reja më 17 nëntor.
Në Francë, paga minimale rritet zakonisht automatikisht në muajin janar, në përputhje me inflacionin, ndërsa në raste të caktuara mund të ketë edhe rritje të ndërmjetme gjatë vitit. Qeveria po përpiqet të zbusë pakënaqësinë e qytetarëve, në një kohë kur hapësira e saj për ndërhyrje ekonomike është e kufizuar për shkak të borxhit publik në rritje./Dosja.al
FRANCË-
Bota
9 November 2026, 18:25
E.M
KENIA- Një operacion kundër trafikut ndërkombëtar të drogës është zhvilluar në Kenia duke sekuestruar kë...
Bota
9 November 2026, 18:18
E.M
NEW YORK- Një ndërtesë gjashtëkatëshe në Manhattan, New York, është përfshirë nga flakët nd&eu...
Bota
9 November 2026, 17:50
E.M
ITALI- Drejtoria e Hetimit Anti-Mafia e Ministrisë së Brendshme Italiane është përballur me një sulm kibernetik. Mediat italiane ...
Bota
9 November 2026, 17:36
E.M
SHBA- Në Uashington, afër Shtëpisë së Bradhë ka ndodhur një incident duke shkaktuar në këtë mënyrë ...
Bota
9 November 2026, 17:10
E.M
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në intervistën e tij të parë pas fitores së demokratëve dhe humbjes së r...
Bota
9 November 2026, 16:59
E.M
UKRAINË- Lufta e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të Moskës në shkurt të vitit 2022 ka bërë që më shu...
Bota
9 November 2026, 16:50
E.M
TURQI- Numri i të vdekurve nga shpërthimi në fabrikën në Turqi është rritur në të paktën 10, me numrin e t&eu...
Bota
9 November 2026, 16:37
E.M
BRITANI- Komediani dhe aktori Russell Brand është dënuar me 10 vite e gjysmë burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një...
Bota
9 November 2026, 16:15
E.M
TURQI- Në një fabrikë hekuri dhe çeliku Habaş në lagjen Aliaga të Izmirit, Turqi, ka ndodhur një shpërthim në nj...
Bota
9 November 2026, 15:48
E.M
GAZA- Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Gaza. Bashkimi Evropian i ka kë...