22 October 2026, 21:49
Nga E.d
Foto ilustruse
FRANCA- Tregtarët në Paris po marrin masa për të mbrojtur bizneset e tyre nga frika e përsëritjes së dhunës dhe plaçkitjeve gjatë protestave të së shtunës. Pas trazirave të fundjavës së kaluar, disa pronarë dyqanesh kanë blerë mjete mbrojtëse, ndërsa të tjerë kanë vendosur dërrasa në vitrinat e bizneseve për të parandaluar dëmtimet e mundshme.
Sipas mediave, një dyqan armësh në kryeqytet ka regjistruar rritje dhjetëfish të shitjeve pas ngjarjeve të fundit. Disa tregtarë kanë blerë sprej piperi dhe pajisje të tjera mbrojtëse, nga frika se mund të përballen sërish me plaçkitës. Ndërkohë, në rrugët ku u regjistruan përplasjet, punonjësit po mbulojnë vitrinat me panele druri dhe po organizohen përmes grupeve të komunikimit për të parandaluar vjedhjet.
Bilanci i fundjavës së kaluar ishte i rëndë, ku sipas policisë së Parisit, 450 biznese u dëmtuan dhe 228 prej tyre u plaçkitën. Disa pronarë tregojnë se kanë përjetuar momente frike, ndërsa të tjerë kanë vendosur të mos i hapin dyqanet të shtunën, nga pasiguria për zhvillimet e ardhshme.
Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve dhe bizneseve të tregojnë kujdes të shtuar, ndërsa shqetësimi mbetet i madh për mundësinë e përsëritjes së skenave të dhunës. Disa banorë kanë zgjedhur të largohen përkohësisht nga kryeqyteti, në pritje të kalimit të protestave dhe rikthimit të normalitetit./Dosja.al
franca
Bota
22 October 2026, 21:21
G.M
pamje
INDONEZI- Mijëra studentë dhe banorë në Indonezi janë bashkuar në lutje për rikthimin e reshjeve, ndërsa vendi p...
Bota
22 October 2026, 21:14
G.M
pamje nga protesta në Vjene
AUSTRI- Mijëra studentë dhe pedagogë dolën të enjten në rrugët e Vjenës, në Aust...
Bota
22 October 2026, 21:04
G.M
pamje
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër yllin e basketbollit LeBron James, duke e akuzuar për mungesë respekti ndaj Sh...
Bota
22 October 2026, 20:11
G.M
Qindra satelitë, komercialë dhe ushtarakë, fluturojnë në orbitën e ulët të Tokës, që gjendet në atmosfer...
Bota
22 October 2026, 20:09
G.M
Mark Carney dhe Recep Tayyip Erdogan.
KANADA- Kanadaja dhe Turqia kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin dypalë...
Bota
22 October 2026, 20:01
G.M
Mark Zuckerberg
SHBA- Mark Zuckerberg mund të largohet nga Kalifornia nëse miratohet propozimi për vendosjen e një takse të po...
Bota
22 October 2026, 19:53
G.M
Donald Trump
SHBA- Një gjykatë federale në SHBA ka urdhëruar presidentin amerikan Donald Trump të japë dëshmi nën beti...
Bota
22 October 2026, 19:51
G.M
ISIS
FRANCË- Një proces gjyqësor në Francë ka nxjerrë në dritë vuajtjet e fëmijëve të d&eu...
Bota
22 October 2026, 19:21
G.M
Një punëtor punon me eskavator në një minierë të mineraleve të rralla të tokës në Kinë. Fotografi ilustr...
Bota
22 October 2026, 18:40
G.M
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Iranin se po përpiqet të rrisë çmimet e naftës në prag të...