Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ajo ka shprehur sërish shqetësimet për transparencën e procedurave, respektimin e të drejtave të palëve dhe garantimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Në reagimin e saj, Qeveria thekson se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit.

KOSOVË- Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Në një komunikatë për media, qeveria ka bërë të ditur se qëndrimi i saj kritik ndaj Dhomave të Specializuara mbetet i pandryshuar.
Ajo ka shprehur sërish shqetësimet për transparencën e procedurave, respektimin e të drejtave të palëve dhe garantimin e një procesi të drejtë gjyqësor. Në reagimin e saj, Qeveria thekson se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit.
Megjithatë, sipas saj, këto parime nuk e përjashtojnë të drejtën për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Më tej, Qeveria vlerëson se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë nuk varet vetëm nga vendimet që merren, por edhe nga mënyra se si zhvillohen procedurat deri në marrjen e tyre.
“Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë. Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditën e sotme u dënua me 17 muaj burgim në rastin për pengim të drejtësisë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, më 17 nëntor. Ai u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Gjykata konstatoi se Thaçi kishte zbuluar informacione konfidenciale për dëshmitarë gjatë vizitave që kishte pranuar në paraburgim në vitin 2023. Sipas aktgjykimit, ai kishte përdorur vizitorët për t’u përcjellë disa dëshmitarëve udhëzime se si të dëshmonin në procesin e tij për krime lufte.
Fadil Fazliu dhe Bashkim Smakaj u dënuan me nga 12 muaj burgim. Gjykata konstatoi se Fazliu i kishte përcjellë dëshmitarit Rrustem Mustafa udhëzime të Thaçit, ndërsa Smakaj kishte marrë udhëzime me shkrim për dëshminë e Bislim Zyrapit dhe ishte takuar me të. Të dy u shpallën fajtorë për tentativë për pengim të personave zyrtarë dhe ndihmë në mosbindje ndaj gjykatës. Dënimet e tyre u konsideruan të shlyera me kohën e kaluar në paraburgim.
Isni Kilaj u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat. Gjykata konstatoi se Thaçi i kishte dhënë udhëzime lidhur me dëshminë e një dëshmitari të mbrojtur, por nuk u provua se Kilaj kishte ndërmarrë veprime për t’ia përcjellë ato. Edhe Thaçi u shpall i pafajshëm për tentativën për pengim të personave zyrtarë përmes veprimit të përbashkët me Kilajn. Megjithatë, ai u shpall fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës, pasi i kishte zbuluar Kilajt informacione konfidenciale për dëshmitarë.
Hajredin Kuçi u dënua me një muaj burgim me kusht, me periudhë prove prej një viti, për mosbindje ndaj gjykatës. Gjykata konstatoi se ai i kishte dërguar një mesazh dëshmitarit Rrustem Mustafa, në kundërshtim me urdhrin që ndalonte kontakte të tilla. Kuçi dhe Thaçi u shpallën të pafajshëm lidhur me një marrëveshje të pretenduar për kontaktimin e tre dëshmitarëve, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme.
Dënimi prej 17 muajsh i Thaçit do të kryhet veçmas nga dënimi në rastin për krime lufte. Në atë proces të ndarë, ai ishte dënuar me 25 vjet burgim më 16 shtator. Të dy aktgjykimet janë të shkallës së parë dhe mund të apelohen. Gjykata theksoi se pengimi i detyrave zyrtare gjatë një procesi gjyqësor përbën sulm ndaj integritetit të sistemit të drejtësisë. Prokurorja e specializuar, Kimberly ëest, e mirëpriti aktgjykimin dhe u zotua të vazhdojë hetimet dhe ndjekjet penale për pengim të drejtësisë./Dosja.a
Klestor Veseli HAGË- Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli nëpërmejt një postimi në Instagram ka reaguar pas vendimit të fundit...
TIRANË- Debati për reformën zgjedhore është shoqëruar me tone të ashpra dhe përplasje mes përfaqësuesve...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i Grupi Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se Grupi Parlamentar i PD do të jet&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim...
Pandeli Majko TIRANË- Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka reaguar pas raportimeve në media lidhur me deklaratat e tij gjatë mbledhjes m...
Delina Ibrahimaj TIRANA- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se modeli i ri i Prokurimeve të Përqendruara synon të ...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke e cilësuar atë si një hap...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra për t&eum...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, i cili sipas tij, sy...
Diella TIRANA- Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara. Si...