17 November 2026, 14:08
Nga E.d
Delina Ibrahimaj
TIRANA- Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se modeli i ri i Prokurimeve të Përqendruara synon të ndryshojë mënyrën se si funksionon sistemi i prokurimit publik në vend. Gjatë prezantimit të modelit të ri, Ibrahimaj theksoi se shteti duhet parë si klienti më i madh i biznesit dhe se përmes prokurimit publik mund të ndikojë në funksionimin e tregut, nxitjen e konkurrencës dhe përmirësimin e standardeve.
Sipas saj synimi është kalimi nga një sistem i fragmentuar, ku institucionet trajtojnë veçmas nevojat e tyre, drejt një sistemi të integruar. Ministrja bëri të ditur gjithashtu se nevojat e institucioneve do të identifikohen që në fazën e planifikimit të buxhetit dhe do të përfshihen në një regjistër të konsoliduar prokurimesh, i cili do të hartohet nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara.
Delina Ibrahimaj: Nga aspekti ekonomik dua ta shoh shtetin si klienti më i madh që biznesi ka. Është rëndësishme që ne ta shohim prokurimin publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën se si funksionon tregu, nxit konkurrencën, përmirëson standardet dhe krijon mundësi të reja për sipërmarrjen. Ne synojmë të kalojmë nga një sistem ku prokurimi dhe institucionet janë të fragmentuara në trajtimin e nevojave të tyre, në një sistem të integruar ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara nuk merret më vetëm me procesin e prokurimit, por merret me të gjithë sistemin e prokurimit, që nga identifikimi i nevojave, te analiza e tregut, te standardizimi i specifikimeve, te organizimi i procedurave dhe te vlerësimi i rezultateve.
Nevojat e institucioneve do të identifikohen që në fazën e planifikimit të buxhetit dhe do të përkthehen në një regjistër të konsoliduar prokurimesh, i cili do të hartohet tashmë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara. Bizneset do të njihen shumë më herët me kërkesën që shteti do të ketë për mallra dhe produkte dhe do të kenë mundësi që të planifikojnë më mirë edhe kapacitetet e tyre, edhe prodhimin, edhe furnizimet, por edhe punësimin që do të jetë i nevojshëm për të zbatuar ato kontrata që do të ketë nevojë shteti./Dosja.al
Delina Ibrahimaj
Politike
17 November 2026, 14:01
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke e cilësuar atë si një hap...
Politike
17 November 2026, 13:52
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra për t&eum...
Politike
17 November 2026, 13:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, i cili sipas tij, sy...
Politike
17 November 2026, 13:41
E.d
Diella
TIRANA- Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara. Si...
Politike
17 November 2026, 13:34
E.d
Igli Cara dhe Erion Braçe
TIRANA- Dëmet e shkaktuara gjatë protestave në Tiranë dhe përgjegjësia për kompensimin e t...
Politike
17 November 2026, 13:20
E.d
Flamujt e BE-së
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Bal...
Politike
17 November 2026, 13:12
E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka kërkuar nisjen e një hetimi instituciona...
Politike
17 November 2026, 13:03
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se paketa e re fiskale do të rëndojë më ...
Politike
17 November 2026, 12:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për paketën e re fiskale, të cilën ...
Politike
17 November 2026, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në munge...