Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
"Diella nuk do të 'punojë' më vetëm"/ Rama: Së shpejti do të shfaqet Gjoni, do të merret me një sërë çështjesh të Prokurimeve (VIDEO)
Në fund, Rama theksoi se ky transformim do të sjellë më shumë siguri, shpejtësi dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike, duke e çuar prokurimin publik drejt standardeve europiane.
17 November 2026, 14:16Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, duke paralajmëruar një reformim të thellë të sistemit të prokurimit publik. Gjatë fjalës së tij, Rama deklaroi se krah ministres virtuale Diella do të bashkohet edhe 'Gjoni'.
Kryeministri zgjodhi mos të jap më shumë detjae në lidhje me këtë, ndërsa shtoi se procesi do të jetë i kontrolluar edhe manulisht. Në fund, Rama theksoi se ky transformim do të sjellë më shumë siguri, shpejtësi dhe transparencë në përdorimin e fondeve publike, duke e çuar prokurimin publik drejt standardeve europiane.
"Pas Diellës, Gjoni do të shfaqet së shpejti në këtë fushë dhe do të merret me sërë çështjesh të Prokurimeve. Kur Diella me Gjonin do të jenë shumë më tepër në zotërim të procesit shpresoj se do të ketë bindje se ka fitues të drejtë dhe humbës me meritë. Procesi do të jetë i kontrolluar edhe manulisht. Vendimarrja do të jetë në dorën e njeriut", tha Rama./Dosja.al