17 November 2026, 13:52
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra për të patur mundësinë të dorëzojë një ofertë për prokurim publik, pasi gjithçka do kalojë nga "Diella". Gjatë prezantitmit, Rama u shpreh se do jetë një revolucion i mirëfilltë, për përllogaritjen e fondeve limite dhe teknikën e shqyrtimit të ofertave, të cilat do të jenë nën mbikqyrjen e "Diellës".
Më tej, ai theksoi se "Diella" po përgatitet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente. Kryeministri u shpreh se vendi po hyn në një fazë të re procesi të modernizimit të prokurimit, e cila sipas tij, mbështetet në standardet më të larta të transparencës. Në lidhje me këtë, Rarma shtoi se ky është një element i funksionimit të shtetit që tërheq shumë interesa.
Edi Rama: Asnjë biznes nuk do detyrohet më të mbledhë letra lart e poshtë për të patur mundësinë të dorëzojë një ofertë për prokurim publik, gjithcka do kalojë nga Diella. Mbi 40 regjistra publik do të jenë aty për ty hapur me një klik të vetëm dhe për të bërë gjithë punën që sot biznesi e bën duke ndeshur pengesa të ndryshme Do jetë një revolucion i mirëfilltë, për përllogaritjen e fondeve limite, teknikën e shqyrtimit të ofertave, të gjitha do të jenë nën mbikëqyrjen e Diellës dhe Diella po përgatitet të ofrojë zgjidhje me algoritme inteligjente. Këtu hyjmë në një fazë të re procesi të modernizimit të prokurimit, që mbështetet në standardet më të larta të transparencës. Është një element i funksionimit të shtetit që tërheq shumë interesa dhe prodhon shumë zhurmë. Kur ngjarje të caktuara bëhen publike dhe procedura të caktuara dalin në dritën e syve të opinionit me cene reputacioni i sistemit lëndohet ndjeshëm.
Në 2012, procedurat pa shpallje paraprake, ishin 31 % e totalit të procedurave, në 2025 ishin vetëm 2.4%. Pra, ky është një standard I ri I vendosur dhe duket e pabesueshme të ndodhë e kundërta që procedurat pa garë për fondet publike të jenë sa 1/3 e procedurave të prokurimit. Sot e kemi përafruar legjislacionin në përputhje me direktivat e BE. Shqipëria gjendet në një shoqëri shumë të lartë sa I përket prokurimit publik, shumë nën mesataren e BE në aspektin pozitiv. Një tjetër element i rëndësishëm që nuk shihet e dëgjohet në zhurmën e avazeve të përsëritura për vendin, 93% e kontratave në Shqipëri fitohen nga SME, pa shtuar edhe një 2 % tjetër ku SME janë pjesëmarrëse si bashkim operatorësh. Në BE, SME fitojnë vetëm 46 % të kontratave, kjo për të thënë se ku shkojnë fondet publike./Dosja.al
Edi Rama
Politike
17 November 2026, 13:42
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara, i cili sipas tij, sy...
Politike
17 November 2026, 13:41
E.d
Diella
TIRANA- Ministrja virtuale Diella ka prezantuar përmes një videomesazhi modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara. Si...
Politike
17 November 2026, 13:34
E.d
Igli Cara dhe Erion Braçe
TIRANA- Dëmet e shkaktuara gjatë protestave në Tiranë dhe përgjegjësia për kompensimin e t...
Politike
17 November 2026, 13:20
E.d
Flamujt e BE-së
Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) do ta shfrytëzojnë samitin e ardhshëm BE-Bal...
Politike
17 November 2026, 13:12
E.d
Plarent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka kërkuar nisjen e një hetimi instituciona...
Politike
17 November 2026, 13:03
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se paketa e re fiskale do të rëndojë më ...
Politike
17 November 2026, 12:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë për paketën e re fiskale, të cilën ...
Politike
17 November 2026, 12:43
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se ka hartuar buxhetin e vitit të ardhshëm në munge...
Politike
17 November 2026, 12:15
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për shtyrjen e...
Politike
17 November 2026, 12:00
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka hartuar nj&eum...