27 October 2026, 19:10
Nga E.d
Pamje
BELGJIKA- Një 24-vjeçar shqiptar, i dënuar me 30 muaj burg në Belgjikë për vjedhjen e një kasaforte 400 kilogramëshe, ka kërkuar një dënim më të butë në Gjykatën e Apelit në Gent. I riu pretendon se në momentin e kryerjes së veprës ishte nën ndikimin e alkoolit dhe drogës.
Ngjarja ndodhi në banesën e një gruaje që ndodhej me pushime. Kur vëllai i saj shkoi në shtëpi për të ujitur lulet, konstatoi se banesa ishte bastisur dhe kasaforta e rëndë ishte zhdukur. Brenda saj ndodheshin medalje të vjetra ushtarake, unaza fejese, bizhuteri me vlerë deri në 50 mijë euro, si dhe albume fotografike me rëndësi personale për familjen.
Sipas mediave belge, i dyshuari u identifikua përmes analizave të ADN-së dhe më pas u arrestua. Ai ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjen, ndërsa në seancën e Apelit ka shprehur pendesë për veprimet e tij.
Avokatja e tij, Pauline Collin, argumentoi se klienti i saj nuk kishte shkuar në Belgjikë me qëllimin për të kryer vepra penale. Sipas saj, 24-vjeçari kishte punuar në një kafene dhe në sektorin e ndërtimit, por më pas kishte nisur të përdorte alkool dhe drogë, duke u ndikuar edhe nga shoqëria e keqe.
Vetë i riu deklaroi para gjykatës se ishte penduar për veprimet e tij dhe se nuk kishte qenë në gjendje të kthjellët kur kreu vjedhjen. Ai shtoi se, pas lirimit nga burgu, synon të kthehet në Shqipëri. Gjykata e Apelit në Gent pritet të shpallë vendimin përfundimtar më 24 nëntor./Dosja.al
24-vjeçar shqiptar belgjika vjedhje
Aktualitet
27 October 2026, 18:58
E.d
Rogert Ajdini
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e pun...
Aktualitet
27 October 2026, 18:48
G.M
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Tretë e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetsh&e...
Aktualitet
27 October 2026, 18:11
E.d
Iliara Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ...
Aktualitet
27 October 2026, 18:02
E.d
Arlinda Zekaj
PEJË- Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj...
Aktualitet
27 October 2026, 17:17
E.d
Pamje
TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra poli...
Aktualitet
27 October 2026, 16:50
G.M
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj derisa ishte në betejë ligjore për dhunë në familje me bashkëshortin e saj, i ci...
Aktualitet
27 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Të lënduarit nga protestat studentore në Tiranë vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universit...
Aktualitet
27 October 2026, 16:44
E.d
Pamje
PEJË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë p...
Aktualitet
27 October 2026, 16:38
E.M
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy ç&...
Aktualitet
27 October 2026, 16:29
E.d
Pamje
TIRANA- Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvendosur tubimin drejt Kryeministrisë, duke marshuar pas grumbullimit pran&eu...