27 October 2026, 19:25
Nga E.d
Foto ilustruse
ITALI- Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias. Dënimet e dhëna nga Gjykata e Peruxhias variojnë nga 2 vjet e 10 muaj deri në 3 vjet burg, ndërsa hetimet kanë zbuluar një skemë shpërndarjeje të drogës që dyshohet se funksiononte përmes një baze logjistike në Itali dhe porosive që merreshin nga Shqipëria.
Mediat italiane shkruajë se tre shqiptarët, të moshës 35 deri në 43 vjeç, përdornin një bazë në zonën Ponte della Pietra, nga ku dyshohet se organizuan rreth 816 shitje kokaine në më pak se gjashtë muaj. Aktiviteti i tyre u bë objekt i hetimeve të autoriteteve italiane, të cilat zbuluan mënyrën se si koordinoheshin porositë dhe shpërndarja e lëndës narkotike.
Gjatë shqyrtimit të çështjes, gjykata rikualifikoi veprën penale të trafikut të narkotikëve, duke marrë parasysh sasinë e vogël të drogës. Megjithatë, akuza që lidhet me aktivitetin e organizuar kriminal mbeti në fuqi. Një element i rëndësishëm i hetimit lidhet edhe me një person të katërt, i cili dyshohet se vepronte nga Shqipëria, por që nuk u identifikua asnjëherë nga autoritetet italiane.
Sipas dokumenteve të prokurorisë, ky person përdorte një telefon celular me kartë SIM italiane për të marrë kërkesat e klientëve që dëshironin të blinin kokainë. Më pas, ai ua përcillte porositë bashkëpunëtorëve në Peruxhia, të cilët organizonin dorëzimin e drogës te blerësit.
Hetuesit nuk arritën të përcaktonin identitetin e personit që merrte porositë nga ana tjetër e Adriatikut, ndërsa mbetet e paqartë se si komunikimet përcilleshin te personat që kryenin shpërndarjen në Itali. Tre të pandehurit u mbrojtën nga avokatet Daniela Paccoi dhe Donatella Panzarola./Dosja.al
itali tre shqiptarët kokaine
Aktualitet
27 October 2026, 19:10
E.d
Pamje
BELGJIKA- Një 24-vjeçar shqiptar, i dënuar me 30 muaj burg në Belgjikë për vjedhjen e një kasaforte 400 kilog...
Aktualitet
27 October 2026, 18:58
E.d
Rogert Ajdini
ITALI- Një 20-vjeçar shqiptar, Rogert Ajdini, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e pun...
Aktualitet
27 October 2026, 18:48
G.M
Ilaria Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Tretë e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetsh&e...
Aktualitet
27 October 2026, 18:11
E.d
Iliara Sula dhe Mark Antony Samson
ITALI- Gjykata e Assizes në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, ...
Aktualitet
27 October 2026, 18:02
E.d
Arlinda Zekaj
PEJË- Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Jeton Sylajn, ish-bashkëshortin e Arlinda Zekaj...
Aktualitet
27 October 2026, 17:17
E.d
Pamje
TIRANA- Një studente pjesëmarrëse në protestën para Kryeministrisë ka kërkuar largimin e figurave të vjetra poli...
Aktualitet
27 October 2026, 16:50
G.M
Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj derisa ishte në betejë ligjore për dhunë në familje me bashkëshortin e saj, i ci...
Aktualitet
27 October 2026, 16:53
E.M
TIRANË- Të lënduarit nga protestat studentore në Tiranë vijojnë ende të jenë të shtruar në Spitalin Universit...
Aktualitet
27 October 2026, 16:44
E.d
Pamje
PEJË - Dhjetëra qytetarë janë mbledhur këtë të martë para Gjykatës në Pejë, në shenjë p...
Aktualitet
27 October 2026, 16:38
E.M
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas protestës, në kuadër të dy ç&...