Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo në Samitin e Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u shpreh se Serbia mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor, por duhet të përmbushë kushtet e panegociueshme të BE-së.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar zhvillimet politike në Serbi dhe rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë që Beogradi të mos largohet nga projekti evropian. Gjatë një interviste me gazetaren Maria Tadeo në Samitin e Zgjerimit të Euronews në Bruksel, Rama u shpreh se Serbia mbetet një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor, por duhet të përmbushë kushtet e panegociueshme të BE-së.
Ai nënvizoi se njohja e Kosovës mbetet një çështje thelbësore dhe se zhvillimet në Beograd nuk japin sinjale për ndryshim të qëndrimit ndaj Prishtinës. Rama përmendi gjithashtu qëndrimin e Serbisë ndaj Rusisë dhe refuzimin për tu përafruar me sanksionet e Bashkimit Evropian, duke theksuar se Beogradi duhet të dëshmojë me rezultate konkrete angazhimin për integrimin evropian.
"Po ndodhin gjëra dhe ka shumë çështje komplekse, por në fund të fundit nuk ka asgjë më të mirë se Bashkimi Europian. Po përpiqem të marr prej jush atë që dini lidhur me situatën në Serbi. Fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje për çështjen më të ndjeshme për shqiptarët, që është çështja e njohjes së Kosovës. Ata janë të mbyllur, kështu që kjo nënkupton se muzika në Beograd nuk ndryshon. Mua më japin leksione, duke qenë se jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht pjesë e BE-së, kështu që ne dëgjojmë, nuk japim leksione. Po, Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor, por kam qenë avokat i faktit që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin europian, sepse do të dëmtonte rajonin tonë. Nëse do të hysh në BE, të duhet të realizosh gjëra në shumë aspekte. Në aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim dhe qëndrim që ka karshi Rusisë dhe sanksioneve. Po, na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e një fqinjësie që duhet të jetë pjesë e plotë e Bashkimit Europian dhe Serbia duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat për anëtarësimin në...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se emrat e kandidatëve dhe drejtuesve që do të përfa...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do ta ndjekë përmes të gjitha rrugëve...
MAL I ZI- Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhje...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi letrën e Erion Veliajt dhe kërcënimet që Rama i adreso...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që t...
Plarent Ndreca TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, tha se po shqyrton mundësinë e një kallëzimi penal lidhur me p&e...
TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka folur për medait pas shtyrjes së seancës gjyqë...
TIRANË- Letra e kryebashkiakut, Erion Veliaj, drejtuar Gjykatës së Posaçme është zbardhur. Në letër, Veliaj tho...
TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të tjerëve është shtë shtyrë p...