3 November 2026, 11:37
Nga E. D

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe të tjerëve është shtë shtyrë për datën 17 nëntor. Bëhet me dije se gjyqi është shtyrë, pasi mungoi avokati i Gentian Sulës. Gjatë seancës Veliaj i ka drejtuar gjykatës një letër, ku thekson se do të marrë pjesë në seancë pasi t’i lejohet qëndrimi në sallë dhe jo në kafaz.
Në letrën e tij, Veliaj thotë se transferimi është bërë me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Kryebashkiaku ka kërkuar gjithashtu nga gjykata që të verifikojë rrethanat e transferimit dhe pretendimet e tij për presion lidhur me çështjen penale. Po ashtu, Veliaj ka përmendur edhe familjen e tij, duke theksuar se transferimi e ka larguar nga bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna e tij pensioniste.
“Siç jeni vënë në dijeni nga mediat ditët e fundit, unë jam rrëmbyer nga një togë shoqërimi policësh pa më thënë se ku do më dërgonin, pa dijeninë time, 100 km larg gjykatës ku po gjykohem dhe larg gruas me dy të mitur dhe nënës time pensioniste. Toni Gogu më ka vizituar pas transferimin dhe më ka thënë që kjo ka ndodhur me urdhër personal të kryeministrit Edi Rama. Më ka thënë që prokurorët ishin gati të shtonin akuza deri tek ajo e prishja e rendit kushtetues. Kjo si ndëshkim që kam mbështetur protestën e flamingove dhe studentëve, por kjo është e vërtetë aq sa është i vërtetë kallëzimi i Nesti Angonit dhe Nasta Pëllumbit. Kërkoj nga gjykata të marrë masat e duhura për ta verifikuar këtë që ka ndodhur”, thuhet në letrën e Veliaj.
Nga ana tjetër, gjykata relatoi se burgjet nuk e kanë vënë në dijeni për transferimin drejt Fierit. Sa i takon deklaratës së Veliajt se transferimi i tij në burg është bërë me urdhër të Ramës, Gjykata thotë se nuk është kompetencë e tyre, por i takon organeve kompetente të verifikojnë.
"Gjykojmë se nuk është kompetencë e jona, sa i takon pretendimeve se transferimin, është bërë me urdhër të kryeministrit Edi Rama, të ndjek rrugën institucionale, nuk është objekt i këtij gjykimi. I takon organeve kompetente të verifikojnë pretendimet e tij," tha Gjykata./Dosja.al
erion veliaj
Politike
3 November 2026, 11:36
E. D
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kërkuar ndërhyrje urgjente në Kodin Zgj...
Politike
3 November 2026, 11:33
E. D
TIRANË- Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike është shoqëruar me debate mes opozitës dh...
Politike
3 November 2026, 11:29
E. D
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se janë marrë masat e nevojshme për të garantuar...
Politike
3 November 2026, 10:49
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku ka folur për dokumentarin investigativ të ‘Channel 5...
Politike
3 November 2026, 10:43
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur këtë të martë n&e...
Politike
3 November 2026, 08:39
E. D
TIRANË- Seanca e rradhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa do të mbahet sot në Gjykatë...
Politike
3 November 2026, 08:12
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
3 November 2026, 08:10
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut...
Politike
2 November 2026, 23:28
E.d
Ermelinda Meksi
TIRANA- Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me përplasjen mes Erion Veliajt dhe ministrit të Drejt&eu...
Politike
2 November 2026, 23:21
E.d
Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari
TIRANA- Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj thotë se takimi mes ...