Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Reforma Territoriale/ Berisha: Do ndjekim çdo rrugë ligjore, Begaj është thjesht noter i Padrinos(VIDEO)
I pyetur për reformën territoriale dhe mundësinë e dërgimit të saj në Gjykatën Kushtetuese, Berisha tha se PD do ta ndjekë çështjen përmes të gjitha modaliteteve ligjore.
3 November 2026, 12:51Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita do ta ndjekë përmes të gjitha rrugëve ligjore çështjen e Reformës Territoriale. I pyetur për reformën territoriale dhe mundësinë e dërgimit të saj në Gjykatën Kushtetuese, Berisha tha se PD do ta ndjekë çështjen përmes të gjitha modaliteteve ligjore.
Ai kritikoi gjithashtu Presidentin Bajram Begaj për dekretimin e ligjit, duke e cilësuar atë si “noterin e Padrinos”.
"Së pari, ju lutem jeni korrektë me qytetarët. Në ç’kuptim? Duhen përdorur fjalët ashtu siç janë. Sot Presidenti nuk ekziston, ekziston noteri i Padrinos. Dhe qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Haram Begaj është thjesht noteri i Padrinos. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që fjala të thotë të vërtetën, kuptimin që ka. Dhe në qoftë se ai sot quhet noteri, nuk është faji i qytetarëve që e quajnë noter, është akti i shëmtuar i tij që e degradoi në atë shkallë institucionin më të lartë të vendit, Presidencën e Republikës. Po, ne do ta ndjekim me të gjitha modalitetet ligjore. Natyrisht, siç e shihni, Padrino ka sot pushtet dhe më shumë se ç’kishte diktatori i fundit në vitin 1990. Dhe kjo është në vitin 2020, se po të vijmë në vitin 2026 nuk është 90, por është të paktën 96 përqind. Çfarë do të thotë? Do të thotë se institucionet e tjera janë thjesht leva, instrumentet e tij," tha Berisha./Dosja.al