Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në reagimin e saj, Zhupa kundërshton argumentet e qeverisë lidhur me sigurinë juridike të projekteve dhe procedurave administrative të nisura, duke theksuar se ekzistojnë mundësi ligjore përmes dispozitave kalimtare për të trajtuar këto çështje pa penguar shfuqizimin e ligjit.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas qëndrimit të qeverisë kundër nismës për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024 për zonat e mbrojtura, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vendos interesat e investitorëve përpara mbrojtjes së mjedisit. Sipas Zhupës, Këshilli i Ministrave, ka kundërshtuar projektligjin e depozituar prej saj më 14 maj të këtij viti, i cili synon të rikthejë garancitë ligjore për mbrojtjen e territoreve natyrore.
Gjatë një deklarate për mediat, ajo u shpreh se mbajtja në fuqi e ligjit krijon hapësira për zhvillimin e projekteve turistike dhe ndërtimore në zona me rëndësi të veçantë ekologjike, duke përmendur veçanërisht Zvërnecin dhe Vjosë-Nartën. Në reagimin e saj, Zhupa kundërshton argumentet e qeverisë lidhur me sigurinë juridike të projekteve dhe procedurave administrative të nisura, duke theksuar se ekzistojnë mundësi ligjore përmes dispozitave kalimtare për të trajtuar këto çështje pa penguar shfuqizimin e ligjit.
Në përfundim, deputetja e PD-së e cilëson qëndrimin e qeverisë si një kundërshti ndaj kërkesave të institucioneve europiane në kuadër të integrimit të Shqipërisë, veçanërisht për çështjet që lidhen me Kapitullin 27 për mjedisin. Në fund të deklaratë së saj, deputetja demokrate përmendi gjithashtu protestat e zhvilluara në mbrojtje të Zvërnecit dhe Vjosë-Nartës, duke theksuar se pasuritë natyrore duhet të mbrohen si interes publik dhe jo të vihen në funksion të interesave private.
Deklarata e Plotë:
Siç e dini, prej 2 vitesh kundërshtoj ligjin për zonat e mbrojtura, nr. 21/2024, si shkatërrimtar të mbrojtjes së tyre dhe një mekanizëm ndërtimi pa fre. Më 14 maj 2026 depozitova projektligjin për shfuqizimin e ligjit nr. 21/2024, me synimin për të rikthyer garancitë ligjore të mbrojtjes së natyrës. Kërkesa ime nuk është një nismë e shkëputur nga realiteti, por përputhet me shqetësimin e shprehur nga institucionet europiane dhe qytetarët shqiptarë.
Parlamenti Europian nuk e ka kërkuar këtë vetëm një herë, por disa herë. Edhe në rezolutën e 9 korrikut 2025 kishte shprehur shqetësim serioz për ndryshimet ligjore që lejonin projekte të mëdha infrastrukturore dhe turistike në zona ekologjikisht të ndjeshme, duke kërkuar kthimin pas të këtyre ndryshimeve. Në qershor 2026, kërkesa u bë edhe më e qartë dhe më konkrete për shfuqizim të ligjit 21/2024
Ndërkohë, Rama dhe qeveria e tij, me vendimin nr. 853, datë 12.11.2026, shprehen kundër shfuqizimit të ligjit nr. 21/2024. Së pari, shfuqizimi do të krijonte mundësinë që të prisheshin planet e tyre ndërtimore të parashikuara tashmë në Zvërnec dhe kudo nëpër Shqipëri. Dhe këtë se pranon dot Edi Rama. Këshilli i Ministrave pretendon se shfuqizimi mund të cenojë sigurinë juridike të atyre që kanë marrë projekte ndërtimore, sepse ligji ka prodhuar akte nënligjore, vendime dhe procedura administrative.
Por kjo nuk është arsye për të mos e shfuqizuar. Përkundrazi, është arsyeja kryesore pse kërkohet shfuqizimi. Pikërisht për të ndalur shkatërrimin e natyrës, masakrimin e zonave të mbrojtura, ndërtimin e vilave dhe resorteve kudo, për interesa private.
Asgjë nuk do ta ndalte një qeveri normale të parashikonte dispozita kalimtare të qarta, që përcaktojnë trajtimin e akteve dhe procedurave ekzistuese. Madje, vetë qeveria pranon në mendimin e saj se nevojitet një rregullim i posaçëm kalimtar. Pra, pranon se pasojat e shfuqizimit mund të adresohen juridikisht, por e përdor këtë nevojë si argument për të mos e bërë shfuqizimin.
Siguria juridike nuk do të thotë përjetësim i një ligji klientelist, antikombëtar dhe të dëmshëm për trashëgiminë natyrore dhe identitare të vendit. Së dyti, qeveria është kundër sepse Gjykata Kushtetuese i ka rrëzuar pretendimet për antikushtetutshmërinë e ligjit. Qeveria i referohet vendimit nr. 45, datë 31.07.2025, me të cilin u rrëzua kërkesa e një të pestës së deputetëve, të përfaqësuar nga unë, për shfuqizimin e ligjit. Vendimi kishte pjesë ku Gjykata u nda 4 me 4 dhe kjo tregon shumë. Qartësisht, Gjykata ka dhënë mjaftueshëm argumente për të dyja palët.
Por këtu qeveria ngatërron dy çështje të ndryshme: kontrollin e kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese dhe të drejtën e Kuvendit për të ndryshuar ose shfuqizuar një ligj. Pastaj, e dimë klimën se si merren vendimet këtu, ku kryetarja e Gjykatës, pa iu ftohur mirë karrigia e kryetares, mori post nga mazhoranca në Bankën e Shqipërisë.
Së treti, qeveria e redukton mbrojtjen e natyrës tek një procedurë VNM-je për çdo projekt. Ky është një nga problemet më serioze të argumentimit të qeverisë. Ajo thotë se nuk ka ndalim absolut të aktiviteteve në zonat e mbrojtura dhe se çdo projekt duhet të vlerësohet individualisht përmes procedurave të ndikimit në mjedis.
Por mbrojtja e një zone nuk mund të varet vetëm nga fakti nëse një projekt kalon apo jo një procedurë administrative. Mbrojtja fillon nga vetë statusi, kategoria, zonimi dhe kufizimet ligjore të territorit. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis nuk është zëvendësues i një regjimi të fortë ligjor të mbrojtjes. Ai nuk mund të kompensojë heqjen e garancive që duhet të ekzistojnë përpara se të paraqitet një projekt investimi.
Së katërti, qeveria injoron kërkesën e qartë të Parlamentit Europian për shfuqizimin e ligjit 21/2024. Më 17 qershor 2026, Parlamenti Europian miratoi rezolutën P10_TA(2026)0217 për Shqipërinë, në të cilën kërkon shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.
Paragrafi 46a kërkon moratorium të menjëhershëm për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme dhe garantimin e përputhshmërisë me standardet europiane.
Rezoluta kritikon gjithashtu kalimin e kompetencave të rëndësishme vendimmarrëse te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kontrollin mjedisor. Qeveria nuk mund të flasë për integrim europian dhe njëkohësisht të refuzojë të zbatojë mesazhin politik të institucioneve europiane pikërisht për një çështje që lidhet me Kapitullin 27, Mjedisin dhe Ndryshimet Klimatike.
Revolucioni Flamingo është dëshmia se qytetarët nuk pranojnë që pasuritë natyrore të Shqipërisë të trajtohen si prona për t’u ndarë mes investitorëve dhe pushtetit. Qytetarët dolën në protestë për Zvërnecin, për Vjosë-Nartën, për biodiversitetin, për të drejtën për të jetuar në një vend ku pasurimi i një grushti njerëzish të mos rrëmbejë trashëgiminë për brezat e ardhshëm. Asnjë investim nuk mund të ketë përparësi mbi interesin publik dhe ruajtjen e pasurive tona natyrore, të cilat nuk mund të rikthehen pasi shkatërrohen./Dosja.al
Pamje TIRANA- Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka kaluar me sukses shqyrtimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe S...
Niko Peleshi TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertizë li...
Edi Rama GJERMANI- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Berlinit, ku do të marrë pjesë në një takim të niveli...
TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas një seance plenare që zgjati rreth 14 orë dhe u shoq&eum...
TIRANË- Në kufi të afatit ligjor të funksionimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendos&eu...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë për Media dhe Informim, për të njohur punën e i...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Partia Popullore Evropiane (PPE) është drejt vendimit për të pezulluar nga radhët e saj Pa...
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djal...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama dikur i quante gjobat ndaj qytetarëve “poshtërsi”, ndërsa sot, nga karrigia e push...
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 foli për buxhetin prej 17.9 miliardë le...