LIVE UPDATES
Politike

Partia Popullore Evropiane drejt pezullimit të partisë së Vuçiçit, SNS-së i jepet një vit kohë për të përmbushur kushtet e BE-së

Sipas zyrtarëve të PPE-së, partisë serbe do t’i jepet një afat prej një viti për të përmbushur një sërë kushtesh, që lidhen kryesisht me garantimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e standardeve demokratike.

18 November 2026, 20:45 Nga E. D
Partia Popullore Evropiane drejt pezullimit të partisë së
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Partia Popullore Evropiane (PPE) është drejt vendimit për të pezulluar nga radhët e saj Partinë Progresive Serbe (SNS), të drejtuar nga Aleksandar Vuçiç. Sipas zyrtarëve të PPE-së, partisë serbe do t’i jepet një afat prej një viti për të përmbushur një sërë kushtesh, që lidhen kryesisht me garantimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e standardeve demokratike.

Në të kundërt, SNS rrezikon përjashtimin e përhershëm nga kjo organizatë politike evropiane. Propozimi për pezullimin e partisë së Vuçiçit u miratua nga Presidenca e PPE-së, organi i brendshëm vendimmarrës i drejtuar nga eurodeputeti gjerman Manfred Weber, gjatë një takimi të zhvilluar të mërkurën në mëngjes në Bruksel. Vendimi pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Asamblenë Politike të PPE-së, e cila do të mblidhet në fillim të muajit dhjetor.

PPE, e cila funksionon në mënyrë të pavarur nga grupi i saj politik në Parlamentin Evropian, ka nisur që prej shtatorit 2025 një proces vlerësimi për të përcaktuar nëse SNS vazhdon të përmbushë standardet demokratike të organizatës. Sipas një draft-dokumenti të siguruar nga media “Rapporteur”, PPE vlerëson se SNS ka ende mundësi të reformohet dhe të rishikojë qëndrimet e saj politike, veçanërisht gjatë periudhës së qëndrimit në opozitë.

Zhvillimet vijnë pas ndryshimeve të fundit në skenën politike serbe. Muajin e kaluar, Lista e Studentëve arriti një fitore të papritur në zgjedhjet parlamentare, duke i dhënë fund pushtetit të Aleksandar Vuçiçit. Ky i fundit ishte përballur prej vitesh me protesta masive, të nxitura veçanërisht nga tragjedia e vitit 2024 në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona pas shembjes së strukturës së stacionit.

Vuçiç, i cili kishte qëndruar në pushtet për 14 vjet, është kritikuar gjithashtu për afrimin e Serbisë me Rusinë, pavarësisht aspiratave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në draft-dokumentin e PPE-së theksohet se udhëheqja e SNS-së duhet t'i japë fund bashkëpunimit politik dhe afrimit publik me presidentin rus Vladimir Putin, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të qeverisë ruse.

Dokumenti kërkon gjithashtu zhvillimin e një hetimi të pavarur penal për tragjedinë e Novi Sadit. Një tjetër kërkesë drejtuar Vuçiçit është garantimi i një transferimi paqësor të pushtetit dhe distancimi i plotë nga trashëgimia politike e ish-presidentit serb Slobodan Millosheviç. Ndërkohë, Lista e Studentëve, një lëvizje e krijuar në bazë të protestave studentore dhe e përbërë kryesisht nga figura të reja politike, po shqyrton mundësinë e organizimit të një referendumi për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian në vitet e ardhshme./Dosja.al

Aleksandar Vuçiç SERBI

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin