18 November 2026, 19:58
Nga E.M

TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 foli për buxhetin prej 17.9 miliardë lekë për bujqësinë, për të cilin ministri Andis Salla, pohoi se shënon rritje me 0.2%. Ndërkohë Korreshi shtoi se kjo rritje s’është as gjysma e një kokrre veze, ndërsa ndihma për fermerët s’mjafton as që ata të blejnë çizme.
Nga ana tjetër ai ironizoi edhe Petrit Malajn duke thënë se ka vënë më shumë fonde për pagat në bashki sesa për kanalet. Korreshi tregoi disa foto nga spitali i Lushnjes ku u shpreh se s’ka skaner dhe pneumologu ishte sëmurë vetë nga ambientet me myk.
Ndër të tjera deputeti kërkoi ndërhyrje edhe në sistemin elektrik për të cilin tha se nuk funksionon as për instalimin e një sere.
“E dëgjova këtë bujqësinë se po merrte një revansh me 320 km/h, do të shpërthente. Nga katuni s’marrim vesh me shifra. Një pulë bën 200 koqe ve në vit. 0.2% i koqeve të vezëve është as gjysmë koqe veje. E ndien bujqësia këtë rritje? Ishalla nuk pjell 200 koqe ve se aha ngelëm pa ngrënë ne! Këto lekët tuaja fermerit s’i dalin as për çizme, i heqim edhe qafat se s’i dalin as për qafa më. Iku ky ë? Oho, iku Peço! Paska çarë ferrën dhe Peço! Hajde o Petrit, hajde o vëlla! Me këto lekë që ke vënë për kanalet se për rroga ke dhënë 12-fishin më shumë bashkisë se për rrugë. Patronazhimi gati, do ju marrim në punë me kontrata provizore, ec përpara, këtë e morëm vesh ne! Kanalet i ka mbytur ferra! Jo kallami, por lartësia e kësaj karabinasë këtu është! Si tha kryeministri, hoqëm biçikletat! Urdhëro skaneri në Lushnje, me biçikletë burri i huaj se ku ta lërë? Ne shkojmë për t’u vizituar te pneumologu, pneumologu ishte sëmurë vetë nga myku që ka aty, tha jam me ilaçe për vete! Te pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani! I fusin një të shpëlarë fëmijës atje para se t’i ndërrojnë bebelinat! Ka nevojë emergjente Lushnja për sistem uluktrik. Kush do të qeshë me sistemin uluktrik, mua m’u dogjën të gjitha pajisjet. Një kontratë për serën nuk e lidh dot që të çojë kabëll atje për ujë në pompë. Dua t’ju përshëndes se sot e keni vlerësuar ditën më me vlerë që duhet të kishte, te Asambleja rrinit të gjithë këtu, rrëk se mos ju kap ndonjë plumb, këtu s’vini. Samiti i NATO-s, i ra i-ja. Mirupafshim!”, tha Korreshi./Dosja.al
Saimir Korreshi
Politike
18 November 2026, 19:34
E.M
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebooku-un e saj ka prezantua...
Politike
18 November 2026, 19:31
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur lidhur mbi ndalimin që policia po i bën zhvillim...
Politike
18 November 2026, 19:30
E.M
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 e citoi...
Politike
18 November 2026, 18:51
E. D
SERBI- Dita e dytë e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është shoqëruar me përplasje të forta me...
Politike
18 November 2026, 18:17
E. D
Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste, Eli...
Politike
18 November 2026, 18:12
E.M
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha në Kubend për buxhetin e vitit 2027 se parashikohet hapja e pesë zyrave të reja...
Politike
18 November 2026, 17:35
E. D
KOSOVË- Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizit&e...
Politike
18 November 2026, 17:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish ftesë partive të reja opozitare që të...
Politike
18 November 2026, 17:15
E.M
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pohoi në Kuvend për buxhetin 2027 se prioritet në kulturë &eum...
Politike
18 November 2026, 17:07
E.M
TIRANË- Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Partia Demokratike u përpoq të sulmonte buxh...