18 November 2026, 20:34
Nga E. D

TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djalin e ri protestues, Enean, i cili sot, në oborrin e Parlamentit krah Shehajt dhe deputetit Erald Kapri bëri publike dhunën që kanë ushtruar ndaj tij në zyrat e Komisariatit Nr.1 në kryeqytet.
Kreu i Mundësia thekson se ndaj të riut 23-vjeçar po bëhet presion që ai të ndryshojë dëshminë e tij. Shehaj deklaron se është paraqitur me urgjencë në ambientet e spitalit ku i riu shkoi për t’u mjekuar, pasi policë dhe përfaqësues nga Komisariati Nr.1 kishin larguar avokatin mbrojtës së të riut dhe thotë se po i bënin presion për të mos denoncuar me emra dhunuesit.
Enea, i riu protestues denoncoi sot krah kryetarit të Partisë Mundësia se personat që e dhunuan në zyrat e shefit të Komisariatit Nr.1 ishin Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Për ta, Shehaj thekson se duhet të shkarkohen menjëherë nga detyra, ndërsa kërkon gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama si urdhëruesin e policisë që të frikësojë të rinjtë që të mos dalin më në protestë.
Reagimi i Shehajt;
Jemi tek Urgjenca. Më thirrën me shpejtësi sepse Enea që ishte dhunuar dhe bëri publike një denoncim sepse ishte dhunuar dje në Komisariatin Nr.1 është marrë zvarrë nga shtrati ku ishte në pritje të mjekimeve, nga policia, ja ku i keni, ja policia ku është. Ky është oficeri gjyqësor, kështu thotë të paktën që do të marrë dëshminë. Këtu është një përfaqësues i Komisariatit Nr.1 ku ai është dhunuar.
Këtu kemi një polic tjetër gjithmonë të Komisariatit Nr.1. Erdha, u detyrova të vija me shpejtësi sepse kishin larguar me forcë edhe avokatin e djalit që e shoqëronte. E morën e futën këtu në këtë dhomë dhe tani po bëjnë letrat dhe duan dëshminë e tij. Po bëjnë presion ndaj tij për t'u tërhequr nga denoncimi që kishte bërë. Ky është një skandal i vërtetë. E rrahin, pastaj e marrin zvarrë nga shtrati ku priste të mjekohej dhe e sjellin këtu në një dhomë duke dhunuar avokatin, duke e larguar për ta detyruar që të ndryshojë dëshminë.
Nuk ka asnjë shans që kjo të ndodhë. Ata dy banditë që kanë dhunuar këtë djalin e ri, shikojeni si e kanë bërë, do të dalin përpara drejtësisë. Duhet të shkarkohen menjëherë. Dhe kryeministri që ka vjedhur shqiptarët që po përdor tani policinë për të trembur, për të trembur protestuesit e dhunuar duhet të largohet. Do largohet me turp./Dosja.al
agron shehaj
Politike
18 November 2026, 20:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dikur i quante gjobat ndaj qytetarëve “poshtërsi”, ndërsa sot, nga karrigia e push...
Politike
18 November 2026, 19:58
E.M
TIRANË- Deputeti Saimir Korreshi në fjalën e tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 foli për buxhetin prej 17.9 miliardë le...
Politike
18 November 2026, 19:34
E.M
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebooku-un e saj ka prezantua...
Politike
18 November 2026, 19:31
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur lidhur mbi ndalimin që policia po i bën zhvillim...
Politike
18 November 2026, 19:30
E.M
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 e citoi...
Politike
18 November 2026, 18:51
E. D
SERBI- Dita e dytë e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është shoqëruar me përplasje të forta me...
Politike
18 November 2026, 18:17
E. D
Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste, Eli...
Politike
18 November 2026, 18:12
E.M
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha në Kubend për buxhetin e vitit 2027 se parashikohet hapja e pesë zyrave të reja...
Politike
18 November 2026, 17:35
E. D
KOSOVË- Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizit&e...
Politike
18 November 2026, 17:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish ftesë partive të reja opozitare që të...