16 November 2026, 15:24
Nga E. D

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian, duke e cilësuar procesin e integrimit të Shqipërisë si një rrugë të vështirë dhe zhgënjyese. Duke kujtuar vonesat trevjeçare në hapjen e negociatave të anëtarësimit, Rama e përshkroi BE-në si "vendin më të sofistikuar të torturës". Megjithatë, kreu i qeverisë vlerësoi rolin e Bashkimit Europian në forcimin e institucioneve shqiptare dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit në vend.
Ai theksoi se procesi i integrimit ka qenë një burim i rëndësishëm dijesh dhe ka ndihmuar Shqipërinë të ndërtojë institucione më të qëndrueshme. Rama bëri gjithashtu dallimin mes punës së Komisionit Europian dhe vendimmarrjes politike të vendeve anëtare, duke u shprehur se kjo e fundit shpesh është ndikuar nga interesat e brendshme politike.
“Është një proces, i cili na bën ne të aftë të bëjmë gjëra për të cilat, përkundrazi, nuk do të ishim në gjendje t’i bënim. Përgjatë gjithë historisë, traditës dhe mungesës së institucioneve e të shoqërive të ndërtuara mbi institucione, nuk do të kishim qenë në gjendje t’i bënim këto gjëra. Por, për fat të mirë, jemi në mes të Europës dhe kemi Bashkimin Europian. Bashkimi Europian është burimi më i jashtëzakonshëm i dijes se si ndërtohen institucionet dhe si krijohet një sistem që funksionon në vetvete. E di që po kështu është vendi më i sofistikuar i ‘torturës’. Nuk ka aspak dyshim. ‘Torturat’ që mund të gjesh në këtë ndërtesë janë të pashoqe. Ata e dinë saktësisht se si të ‘derdhësh gjak’ në çdo hap që hedh. Por kjo bëhet për ne, mbi të gjitha për ne. Shqipëria sot është një vend krejtësisht ndryshe falë këtij procesi.
Kështu që, të kesh diçka ndryshe nga procesi i bazuar në meritë është njësoj si të marrësh patentën pa ditur t’i japësh makinës. Rrezikon veten, por rrezikon edhe të tjerët. Europa nuk ta jep këtë gjë, por ajo që mendoj se mungon është politika. Mendoj se Komisioni ka të drejtën e vet që të na ‘torturojë’ dhe e bën këtë në mënyrë të përsosur. Por, ndërkohë që falë kësaj ‘torture’ dhe punës ne përmirësohemi gjithmonë e më tepër, politika e Bashkimit Europian shpesh na zhgënjen, na rrëzon për shkak të dobësisë së saj apo për shkak të politikave të brendshme në një shtet anëtar, në një tjetër apo në një tjetër. Nuk do t’i kthehem kohës së poshtërimit. Tre vjet falë vendit të kolegut tim këtu. Jo, jo, vendi juaj, politika juaj, qeveria juaj, Mark Rutte, nëse doni ta them kështu, sepse nuk kishte një shumicë që do të qëndronte po të tregohej mirë me mua, kështu që u tregua i keq me mua. Por, kështu u bëmë miq shumë të mirë. Politika është shumë pas, mbetet shumë pas. Ajo që shpresoj, dëshiroj dhe për të cilën lutem është që sot Europa të gjejë momentin e saj, Helmut Kohl," tha Rama./Dosja.al
Edi Rama
Politike
16 November 2026, 16:17
E. D
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale në faz&e...
Politike
16 November 2026, 16:07
E. D
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka nxjerrë urdhrin për zhvillimin e seancës plenare të 18 nëntori...
Politike
16 November 2026, 15:55
E.M
ITALI- Agron Gjekmarkaj, Nënkryetari i Kuvendit dhe Partisë Demokratike dhe deputeti i Forza Italia-s, Alessandro Cattaneo kanë zhvilluar n...
Politike
16 November 2026, 15:10
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e ...
Politike
16 November 2026, 15:08
E. D
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi se integrimi në Bashkimin Europian duhet të jetë gradual, por sipas tij i bazuar në...
Politike
16 November 2026, 15:06
E.d
Sara Mila
TIRANA- Kreu i SPAK, Klodian Braho është pyetur nga gazetarët në lidhje me paraqiten e deputetes së PS-së, Sara Mila n...
Politike
16 November 2026, 15:00
G.M
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në gjyqin për krime lufte pranë Gjykatës Speciale në Hagë, më 9 nën...
Politike
16 November 2026, 14:35
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat e zhvilluara muajt e fundit në Shqipëri, duke theksuar se vëmendja ndërkomb...
Politike
16 November 2026, 14:28
E.d
Belinda Balluku
TIRANË- Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e hetimeve për dosjen ndaj ish-zëvend&...
Politike
16 November 2026, 14:28
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për incidentin me këngën nacionaliste serbe kundër Kosovës, të interpretuar n...