Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas ngjarjes së 24 tetorit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ngjarjen në përputhje me ligjin.

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për plagosjen e Erjon Vishkullit gjatë protestës së zhvilluar më 24 tetor në kryeqytet. Paralelisht, organi i akuzës po heton edhe dyshimet për përdorim joproporcional të forcës nga efektivët e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas ngjarjes së 24 tetorit, janë kryer një sërë veprimesh hetimore për të zbardhur rrethanat e plagosjes dhe për të dokumentuar ngjarjen në përputhje me ligjin.
Në kuadër të hetimeve, Prokuroria ka administruar pamjet filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, si dhe kartelën mjekësore të të dëmtuarit pranë Spitalit Universitar të Traumës. Gjithashtu, autoritetet po punojnë për përcaktimin e mënyrave të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim dërgimin e një letërporosie për vijimin e veprimeve hetimore.
Përveç rastit të Erjon Vishkullit, në të njëjtin procedim penal po hetohen edhe dëmtimet e disa qytetarëve të tjerë gjatë protestave studentore në Tiranë. Hetimet synojnë të verifikojnë nëse gjatë ndërhyrjeve policore është respektuar parimi i proporcionalitetit dhe nëse punonjës të Policisë së Shtetit kanë përdorur forcë përtej asaj që lejohet nga ligji. Deri më tani, Prokuroria ka administruar rreth 20 kartela mjekësore të qytetarëve të dëmtuar. Po ashtu, verifikimet për këto raste po vijojnë në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
NJOFTIMI:
Prokuroria Tiranë nis hetim kryesisht për dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave në kryeqytet. Hetime edhe për përdorimin jo proporcional të forcës nga policia
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë bën me dije se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.7806, të vitit 2026, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248 dhe 250 të Kodit Penal, në lidhje me dëmtimin e shtetasit E.V. gjatë protestave të zhvilluara në kryeqytet.
Menjëherë pas ngjarjes të regjistruar më 24.10.2026, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë janë kryer veprimet e nevojshme hetimore, ndër të cilat si administrimi i pamjeve filmike të vëna në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, marrja e kartelës mjekësore pranë Spitalit Universitar të Traumës, si dhe kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Gjithashtu, në kuadër të hetimeve po punohet për përcaktimin e mënyrave konkrete të komunikimit me autoritetet italiane, me qëllim përcjelljen e një letërporosie drejtpërdrejt pranë këtyre autoriteteve.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj në përputhje me parashikimet ligjore në fuqi.
Gjithashtu në të njëjtin procedim po hetohet dhe po kryhen veprime në lidhje me dëmtimin e disa shtetasve, pas dyshimeve për përdorimin jo proporcional të forcës nga disa punonjës së policisë së shtetit në protesta.
Deri në këtë fazë janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të shtetasve të dëmtuar dhe po kryen verifikimet për këto raste me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP)./Dosja.al
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për rastin e...
TIRANË- Sot shënohet dita e 14-të e protestës studentore ndërsa protestuesit priten të mblidhen para Ministrisë s&...
TIRANË- Intelektualë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dënuar dhunën policore ndaj protestuesve,...
KOSOVË- Tri ditë para vrasjes së Arlinda Zekajt, prokurori kujdestar kishte vlerësuar se kthimi në shtëpinë e përb...
TIRANË- Gazetarja e Syri.TV, Alba Kepi po raporton nga Italia për gjendjen shëndetësore të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, i...
Wizz Air, një nga kompanitë ajrore më të mëdha me kosto të ulët në Evropë dhe Amadeus, kompania lider në tekn...
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbuluar një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara, që dyshoh...
TIRANË- Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore kundër qeverisë Rama. P...
SPANJË- Garda Civile spanjolle ka arrestuar katër burra që jetonin në plantacion, kishin në dispozicion një sistem ujitjeje dhe n...
Aleksandra Elmazaj ROKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri n&e...