Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai e cilësoi revoltën studentore si një nga më të fuqishmet, pavarësisht se ka nisur prej më pak se dy ditësh, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për protestat studentore në Tiranë, duke deklaruar se situata në vend po shkon drejt një pike kritike dhe se kriza politike po thellohet çdo ditë. Ai e cilësoi revoltën studentore si një nga më të fuqishmet, pavarësisht se ka nisur prej më pak se dy ditësh, ndërsa akuzoi qeverinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve.
Gjatë një takimi me drejtuesit e PD-së së Tiranës, Berisha tha se mbi 50 qytetarë kanë mbetur të plagosur në tubim, duke përmendur përdorimin e gazit dhe topave të ujit nga policia. Sipas tij, studentët kanë treguar vendosmëri përballë asaj që e cilësoi si dhunë shtetërore. Kreu i PD-së e lidhi revoltën e të rinjve me pakënaqësinë ndaj qeverisë së Edi Ramës, të cilën e akuzoi për krijimin e një 'narko-diktature'.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Siç e shihni ju, situata po shkon drejt një situate kritike. Kriza e narkoshtetit po thellohet jo çdo javë, por çdo ditë. Revolta studentore në një afat kohor gjithsej më pak se dyditor, faktikisht është regjistruar si revolta më e fuqishme studentore. Është regjistruar si dhuna më e egër shtetërore e përdorur ndaj protestuesve paqësorë, por nga ana tjetër, edhe vendosmëria ekstreme. Nuk kanë parë rrugët dhe sheshet e Tiranës luanë si ata studentë.
Edi Rama, duke urdhëruar narko-banditët e tij për çarë kafka dhe thyer kocka gjymtyrësh të të rinjve dhe qytetarëve që protestonin në mënyrën më paqësore, detyroi ata të përdorin çdo mjet rrethanor kundër kriminelëve me uniformë, dhunuesve të tyre. Janë mbi 50 studentë dhe qytetarë të plagosur nga plagë të ndryshme me thyerje të femurit, me thyerje të këmbës, me çarje të kafkës në pjesën frontale që është pjesa më e fortë e saj.
Janë me dhjetëra të tjerë me plagosje të tjera në trup, pa llogaritur këtu dhjetëra e dhjetëra të cilëve iu hodhën spraj ariu në sy apo u gjuajtën me brutalitet me topa uji. Duhet thënë se studentët janë përgjigjur me një heroizëm të vërtetë. Reagimi i tyre lidhet me revoltën e tyre shpirtërore kundër narko-diktaturës./Dosja.al
TIRANË- Situata është përshkallëzuar edhe te Komisariati nr 3, ku disa deputetë të opozitës nuk janë lejuar të...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar ashpër pas protestës së studentëve, duke e ...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke dënuar shkatë...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas djegies së zyrës së ndihmës juridike falas, duke bërë t&eu...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesi i vunë flakën Kryesisë së Kuvendit....
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas dy ditësh revoltë masive të studentëve, të...
Albana Koçiu TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga pro...
Ervin Salianji TIRANË- Ish-deputeti i Partsë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës së studentëve në ...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas përplasjeve mes Policisë dhe protestu...
Pamje TIRANA- Studentët kanë përzënë nga protesta edhe deputetin demokrat Belind Këlliçi, ndërsa më herët ...