Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rama iu referua edhe godinës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një simbol të zhvillimeve të fundit dhe të tensioneve që kanë përfshirë kryeqytetin.
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për protestat dhe incidentet e regjistruara në Tiranë. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, Rama ka deklaruar se dhuna nuk përfaqëson studentët dhe ka akuzuar opozitën për nxitjen e akteve të dhunshme. Ai theksoi se qeveria është e gatshme të ulet në dialog me ta për të diskutuar kërkesat dhe problematikat që kanë nevojë për zgjidhje.
Gjatë reagimit të tij, Rama u ndal edhe te incidentet e ndodhura në Tiranë, duke paralajmëruar se personat përgjegjës për aktet e dhunshme do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Rama iu referua edhe godinës së Kolegjit të Evropës në Tiranë, duke e cilësuar atë si një simbol të zhvillimeve të fundit dhe të tensioneve që kanë përfshirë kryeqytetin. Në lidhje me këtë ai tha se situata e krijuar është e vështirë, por se vendi do t’i kapërcejë këto momente dhe do të vijojë përpara drejt objektivave të tij evropiane.
Në fund, Rama tha Shqipëria nuk do të kthehet pas dhe se e ardhmja e vendit duhet të ndërtohet mbi perspektivën evropiane dhe mundësitë për brezin e ri. Ai u bëri thirrje studentëve të distancohen nga dhuna, ndërsa shprehu gatishmërinë e qeverisë për t’u ulur në dialog me ta.
Edi Rama: Kjo nuk është dora e studenteve. Studentët janë të mirëpritur dhe për ta ne jemi gati të ulemi, të flasim dhe të diskutojmë për gjerat që kërkojnë zgjidhje., këto janë të tjera duar, duar që përpiqen ta ulin poshtë Shqipërinë. Janë duart e një opozite, e cila me maska të verbërish përpara, me zjarr dhe hekur kërkon ta rikthejë Shqipërinë, aty ku Shqipëria nuk do të rikthehet kurrë, në humnerën nga ne të gjitha bashkë e nxorëm dhe ku po e ngjisim në majën historike, në BE. Qëlloi që kjo zyrë e Kolegjit të Evropës të jetë sot simbol i gjithckaje që Tirana dhe Shqipëria panë po shohin në këto orë të vështira, por janë orë që do ti kalojmë.
Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e saj për Evropën e të gjithë vajzave dhe djemeve të saj. Kurrë më nuk do të bjërë në ato duar që e kanë kapur opozitën shqiptare, dhe nuk do të thotë se do ta kapin për fyti Shqipërinë. Kushdo që mendon se ligji është larg, gabon. Përgjegjësia para ligjit është e gjithësecilit dhe kushdo që ka dorë në këtë katrahurë, do të paguajë.
Shqipëria nuk do të kthehet më pas, shqiptarët nuk do jenë kurrë pengje të së shkuarës dhe e kaluara që u rikthye me verbërinë e saj në këto orë në qendër të Tiranës, si një fantazmë që përpiqet të bëjë atë sa herë shqiptarët kanë dashur të ngrene kokën do të mbetet e kaluar. E ardhmja është e studenteve, e ardhmja është e Shqipërisë dhe e shqiptarëve./Dosja.al
TIRANË- “Ultimatum. Rama, nesër deri në orën 13:00 duhet të japë dorëheqjen”, ky është paralajmër...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se PD-ja do të vijojë të mbështesë studentë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë arsye të forta për të pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar për protestat studentore në Tiranë, duke deklaruar se situat...
TIRANË- Situata është përshkallëzuar edhe te Komisariati nr 3, ku disa deputetë të opozitës nuk janë lejuar të...
Ervin Demo TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo ka reaguar ashpër pas protestës së studentëve, duke e ...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ka reaguar për protestat e dhunshme në Tiranë, duke dënuar shkatë...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas djegies së zyrës së ndihmës juridike falas, duke bërë t&eu...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pasi protestuesi i vunë flakën Kryesisë së Kuvendit....
Mirela Kumbaro TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka reaguar pas dy ditësh revoltë masive të studentëve, të...