18 November 2026, 11:45
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministrit Rama duket se nuk i ka dal e keqja me influencerat, me të cilët ka shkëmbyer kritika dhe replika gjatë protestatve të zhvilluara në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama u shpreh se se lehtësimet në bonuse, bursa, apo ulja e TVSH-së për produketet bazë të shportës janë nga shqiptarët që punojnë jo nga ata që dalin shajnë e pëllasin në TikTok.
Lideri i qeverisë tha se këto lehtësimejanë në sajë të një pune të shqiptarëve që janë të organizuar në sipërmarrje, në ferma dhe në shërbime. Rama mbrojti sërish invesimet e huaja në vend, duke deklaruar se ëshë kundër çdo thirrje dhe qasje që kundërshtojnë investimet e huaja. Më tej, ai argumentoi se sot, sipas tij të gjitha vendet janë në një konkurrencë gjithnjë e më të egër se kush të tërheqë investime të huaja, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të jetë vendi që, kur dera hapet për investimet e huaja, të sillllet sikur dëshiron të mbrojë vendin. Në fund, Rama tha se investimet në infrastrukturë dhe të gjitha kategoritë që e bëjnë Shqipërinë më konkurruese janë në buxhetin e vitit 2027.
"Nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast që të gjitha këto lehtësime nuk bien nga qielli, por janë në sajë të një pune të shqiptarëve që nuk dalin në televizor, që nuk shajnë në TikTok, por të shqiptarëve që janë të organizuar në sipërmarrje, në ferma, në shërbime, që i jep sot mundësinë Shqipërisë të japë më shumë. Unë e refuzoj në mënyrë kategorike çdo thirrje, qasje, poshtërsie, në kurriz të këtij vendi, që kundërshtojnë investimet e huaja. Sot të gjitha vendet janë në një konkurrencë gjithnjë e më të egër se kush të tërheqë investime të huaja, ne nuk mund të jemi vendi që, kur dera hapet për investimet e huaja, ne të sillemi sikur duam të mbrojmë vendin, kjo është vetëvrasëse dhe ne nuk kemi për ta pranuar kurrë. Nga ana tjetër, investimet në infrastrukturë dhe të gjitha kategoritë që e bëjnë Shqipërinë më konkurruese janë në këtë buxhet si asnjëherë më parë. Ne duhet të bëjmë një sforco maksimale që të shkojmë përtej këtyre investimeve, duke parë më shumë, aty ku njerëzit jetojnë jetën e tyre në përditshme, në zonat periferike dhe rurale. Filozofia e këtij buxheti është që të krijojmë më shumë pasuri për ta shpërndarë më drejt.
Ne këtu nuk flasim për garë statistikash, sepse këtë garë e kemi fituar me këta që nuk janë këtu. Ne këtu në këtë buxhet flasim për pensionistët, për çiftet e reja, për fëmijët me aftësi të kufizuara, flasim për studentë që vijnë nga një familje me mundësi të pakta, flasim në këtë buxhet. Ndryshe nga ata që nuk dinë se çfarë flasin, ndryshe nga ata që thonë se nuk dinë se çfarë thonë, ndryshe nga sa pëllasin dhe ulërasin ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose nuk kuptojnë dhe kurrë mos kuptofshin. Kjo Shqipëri është Shqipëri tjetër dhe ekonomia shqiptare është më e fortë se asnjëherë tjetër dhe prandaj ne jemi më optimistë dhe më të bindur se ekonomia shqiptare nesër do të jetë shumë më e fortë se ekonomia sot”, tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
18 November 2026, 11:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë faktorëve opozitarë që...
Politike
18 November 2026, 11:34
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se do të rriten bursat për studentët që vijnë nga familje n&eu...
Politike
18 November 2026, 11:28
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama foli për problemet me ndërtimin në Tiranë, ndërsa shtoi se kryeqyteti ka mbetur pa një dr...
Politike
18 November 2026, 11:25
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot do të miratohet ulja e TVSH-së për 54 produkte të shportës. Gjatë...
Politike
18 November 2026, 11:20
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër paketë masash ekonomike, duke njoftuar ndryshime në taksimin e karburantev...
Politike
18 November 2026, 11:18
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ndryshimet e reja në paketën fiskale, ndërsa ka njoftuar edhe një sërë masa...
Politike
18 November 2026, 11:05
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Ram ka deklaruar ditën e sotme se me buxhetin 2027 do të ulen çmimet për produktet e shportës. Gj...
Politike
18 November 2026, 10:57
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2027 është një buxhet historik, i cili për herë të par&eu...
Politike
18 November 2026, 10:55
E.d
Pamje
TIRANA- Kryetari i Partië Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se mazhoranca nuk ka të drejtë të merret me buxhetin, pasi nuk kan&...
Politike
18 November 2026, 10:53
E.d
Edi Rama
TIRANË – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke komentuar q&e...