Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Raporti i OBSH-së: Rreth 15 milionë njerëz mund të kenë vdekur nga COVID-19
5 May 2022, 13:47Nga DOSJA
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vlerësuar se numri i vdekjeve me koronavirus në botë mund të ketë shkuar në rreth 15 milionë.
Kjo shifër është për 13 për qind më e madhe sesa ajo që është parashikuar përgjatë dy vjetëve.
OBSH beson se shumë shtete nuk kanë raportuar situatën reale për viktimat me COVID-19, sëmundjen që shkakton koronavirusi.
Zyrtarisht besohet se 5.4 milionë njerëz kanë vdekur me këtë virus.
Sipas OBSH-së, në Indi kanë vdekur 4.7 milionë njerëz, apo 10 herë më shumë sesa është raportuar.
Qeveria indiane i ka parë me dyshime këto vlerësime, duke thënë se ka “shqetësime” për metodologjinë, ndonëse edhe studime tjera kanë përmendur shifra të ngjashme për viktimat në Indi.
OBSH ka përfshirë në kalkulime edhe vdekjet për të cilat COVID-19 nuk ka qenë pasojë direkte, por përcjellëse, pasi aty ka pasur raste të vdekjeve sepse pacientët nuk kanë pasur qasje në kujdesin shëndetësor për të cilin kanë pasur nevojë.
Duke raportuar për shifrat, mjekja Samira Sama, nga Departamenti për të dhëna në OBSH, e ka cilësuar situatën si “tragjedi”.
“Është numër marramendës dhe është e rëndësishme për ne të nderojmë jetët e humbura, por edhe që të mbajmë përgjegjës politikbërësit”, ka thënë ajo.
“Nëse nuk numërojmë të vdekurit, ne do të humbin mundësinë që të jemi të përgatitur më mirë në të ardhmen”.
Përveç Indisë, shtetet tjera me numër të lartë të viktimave me COVID-19 janë: Rusia, Indonezia, Shtetet e Bashkuara, Brazili, Meksiko dhe Peruja./REL/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
KOSOVË- Policia e Kosovës gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e sotme në Komunën e Vushtrrisë ka sekuestruar shtatë thika, një boks te hekurit, një pistol...
SHBA- Këshilli i Atlantikut të Veriut ka miratuar emërimin e gjeneralit Christopher G. Cavoli, Ushtria e Shteteve të Bashkuara, në postin e Komandantit Suprem t...
GREQI- Një 50-vjeçar që i preu kokën një pëllumbi është dënuar me 12 muaj burg dhe 5000 euro gjobë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Kymina t...
GJERMANI– Në Gjermani, ndërtimi i shpejtë i terminaleve të importit për gazin natyror të lëngshëm po rritet me shpejtësi në mënyrë që alternativat ndaj ga...
Nga ReutersBashkimi Evropian ka propozuar një embargo me faza të naftës ruse, por mund ta ketë të ndërlikuar për t’u zbatuar, duke pasur parasysh rrjetin ...
BRUKSEL– BE-ja duhet të konfiskojë dhe shesë asetet ruse që ka kapur dhe të përdorë të ardhurat për të rindërtuar Ukrainën e dëmtuar nga lufta, tha shefi ...
Nga The ConversationKur fotografja italiane Letizia Battaglia ndërroi jetë më 13 prill 2022, tronditja më e madhe mes nesh që kemi shkruar për të ishte se ajo n...