LIVE UPDATES
Aktualitet

Receta ballkanike e pushtetit jetëgjatë

Mundësitë për ta sfiduar pushtetin varen edhe nga kushtet në të cilat zhvillohet gara politike.

18 October 2026, 23:00 Nga E.d
Receta ballkanike e pushtetit jetëgjatë
Pamje nga protesta

Gurë e blloqe betoni të hedhura drejt institucioneve, ndërtesa të përfshira nga flakët dhe përplasje me policinë shënuan protestat e ditëve të fundit në Tiranë.

Ajo që nisi si pakënaqësi për kushtet në universitete, kostot e studimit dhe perspektivën e punësimit, mobilizoi edhe qytetarë që kundërshtojnë pabarazinë ekonomike dhe Qeverinë e Edi Ramës.

“Kështu nuk shtyhet, sepse ka njerëz që janë bërë miliarderë, e super-miliarderë, ndërsa ka të tjerë shumë të varfër. Unë nuk mund të pajtohem me padrejtësinë, me Qeverinë që është shumë arrogante dhe shumë e korruptuar”, tha protestuesja Luljeta Kola për agjencinë e lajmeve Reuters.

Pakënaqësia me Qeverinë e Edi Ramës, në pushtet që nga viti 2013, nisi të merrte përmasa më të gjera qysh në fund të majit, kur kundërshtimi i një projekti turistik pranë zonës së mbrojtur të Zvërnecit nxiti atë që u quajt “Revolucioni i Flamingove”.

Kërkesave fillestare iu shtuan ato kundër korrupsionit dhe për dorëheqjen e kryeministrit.

Por, deri tani, pozita e tij politike mbetet e pandryshuar.

Vetëm disa orë pas përplasjeve të 13 tetorit në Tiranë, Rama publikoi në rrjetet sociale një video nga takimet e tij në Bruksel, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian vlerësuan përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.

Të nesërmen, ai vizitoi zyrën e Kolegjit të Evropës në Tiranë, të dëmtuar gjatë protestave, dhe fajësoi opozitën për dhunën.

“Sot, kjo është rrënoja e duarve që nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë duart e studentëve”, deklaroi Rama, duke thënë se studentët përfaqësojnë të ardhmen e vendit. 

Në Serbi, ndërkohë, pakënaqësia me pushtetin ka marrë përmasa edhe më të gjera.

Protestat e udhëhequra nga studentët, të nisura pas tragjedisë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, vazhdojnë prej gati dy vjetësh.

Ato kanë mobilizuar mijëra qytetarë dhe kanë ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj pushtetit të partisë së Aleksandar Vuçiqit.

Tani, studentët po e zhvendosin sfidën edhe në arenën zgjedhore, përmes listës së tyre për votimet e 25 tetorit.

“Serbia jonë ndodhet sot në udhëkryq. Njëra rrugë na çon drejt një Serbie të drejtë, tjetra drejt mafies”, tha studenti Mateja Nikolliq në Beograd, më 10 tetor.

Vuçiq, i cili ka dominuar politikën serbe për më shumë se 14 vjet, i ka sfiduar vazhdimisht kundërshtarët e tij, duke pretenduar se ata nuk kanë njohuri për drejtimin e shtetit.

Pavarësisht dallimeve mes lëvizjeve protestuese në Shqipëri dhe Serbi, korrupsioni është një nga shqetësimet që i bashkon.

Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025, të organizatës Transparency International, Shqipëria ka marrë 39 pikë nga 100, ndërsa Serbia 33 - të dyja nën mesataren globale prej 42 pikësh.

Por, mobilizimi kundër korrupsionit nuk është domosdoshmërisht i mjaftueshëm për të prodhuar ndryshim politik.

Nga protesta tek alternativa politike

Elton Skendaj, profesor i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Georgetown, thotë se një nga sfidat kryesore të lëvizjeve protestuese është raporti i tyre me politikën e organizuar.

Ai kujton përvojën e Serbisë në vitin 2000, kur lëvizja studentore “Otpor” ndihmoi në bashkimin e opozitës dhe mbikëqyrjen e zgjedhjeve që çuan në rrëzimin e Sllobodan Millosheviqit.

Sipas tij, përsëritja e një skenari të tillë sot përballet me pengesa të tjera.

“Të rinjtë, për arsye të kuptueshme, janë thellësisht të zhgënjyer me shumë prej udhëheqësve politikë. Ndonjëherë, e shohin edhe opozitën si pjesë të problemit, ose mendojnë se ajo është vënë nën ndikimin e pushtetit”, thotë Skendaj për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Ky mosbesim, sipas tij, ua vështirëson lëvizjeve përcaktimin e një strategjie për ta vazhduar angazhimin përtej protestave.

Megjithatë, aftësia për t'u organizuar është vetëm njëra anë e çështjes.

Mundësitë për ta sfiduar pushtetin varen edhe nga kushtet në të cilat zhvillohet gara politike.

Dhe, në disa vende të Ballkanit Perëndimor, këto kushte nuk janë të barabarta.

Kur pushteti hyn në garë me avantazh

Në Serbi, vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar prej vitesh avantazhet e partisë në pushtet, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, presionin ndaj punonjësve publikë dhe mbulimin e njëanshëm mediatik.

Në raportin për zgjedhjet parlamentare të vitit 2023, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) konstatoi se praktika të tilla kishin krijuar kushte të pabarabarta për konkurrencë.

Politologu Jasmin Mujanoviq dyshon se mbështetja që studentët serbë kanë siguruar përmes protestave, do të mund të përkthehet në fitore zgjedhore.

Ai e lidh këtë jo vetëm me kushtet e konkurrencës politike, por edhe me atë që e konsideron tolerancë të Bashkimit Evropian ndaj Vuçiqit.

“Mendoj se, nëse zgjedhjet do të ishin të lira dhe të ndershme, studentët do të kishin mundësi reale për sukses. Por, fatkeqësisht, nuk pres të jetë kështu”, thotë Mujanoviq për Exposenë.

Ai parashikon manipulime zgjedhore që, sipas tij, do t’i mundësonin Partisë Përparimtare Serbe të mbetej në pushtet dhe do ta thellonin përçarjen në shoqëri. 

Probleme me barazinë e garës zgjedhore janë dokumentuar edhe në Shqipëri.

Partia Socialiste e Ramës fitoi një tjetër mandat qeverisës në vitin 2025.

Vëzhguesit e OSBE-së i vlerësuan zgjedhjet si konkurruese dhe të administruara profesionalisht, por konstatuan se subjektet politike nuk garuan në kushte të barabarta.

Sipas raportit të tyre, partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i burimeve shtetërore, ndërsa u raportuan presione ndaj votuesve dhe probleme me pavarësinë e mediave.

Këto gjetje, megjithatë, nuk e përjashtojnë mbështetjen reale që partitë qeverisëse mund të gëzojnë mes votuesve. Por, tregojnë se popullariteti dhe aftësia e opozitës për të bindur qytetarët nuk janë faktorët e vetëm që ndikojnë në garën politike.

Për më tepër, avantazhet e pushtetit mund të shtrihen edhe përtej zgjedhjeve.

Solveig Richter, profesoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Politikave Transnacionale në Universitetin e Lajpcihut, thotë se në disa vende të rajonit, partitë qeverisëse kanë zgjeruar ndikimin mbi institucionet që duhet t’i kontrollojnë ato.

“Nuk ka më mekanizma të kontrollit dhe balancimit të pushtetit. Procedurat e emërimit janë zyrtare, por kontrollohen nga partitë politike”, thotë Richter për Exposenë.

Sipas saj, partitë kanë ndryshuar edhe rregullat për emërimin e gjyqtarëve apo funksionimin e mediave, duke zgjeruar kontrollin mbi institucione që duhet të jenë të pavarura.

Problemet me funksionimin e demokracisë pasqyrohen edhe në vlerësimet ndërkombëtare.

Në raportin e vitit 2026, organizata Freedom House i klasifikon të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si “pjesërisht të lira”, megjithëse me dallime mes tyre.

Serbia, për shembull, ka 53 pikë nga 100, ndërsa Kosova 61.

Roli i partnerëve ndërkombëtarë

Përveç faktorëve të brendshëm, disa ekspertë argumentojnë se raportet e forcave politike në Ballkan ndikohen edhe nga qasja e partnerëve ndërkombëtarë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur stabilitetin, reformat dhe integrimin euroatlantik të rajonit.

Por, Richter vlerëson se bashkëpunimi me qeveritë në pushtet ndonjëherë ka marrë përparësi ndaj kërkesave për llogaridhënie demokratike.

“Fonde të mëdha, të destinuara për të nxitur ndryshime dhe reforma, shpesh janë kanalizuar përmes qeverive. Kjo u ka dhënë partive në pushtet mundësi për korrupsion politik dhe klientelizëm, duke ua forcuar pozitat atyre, dhe jo opozitës”, thotë ajo.

Në këtë mënyrë, sipas vlerësimit të saj, mekanizmat e krijuar për të mbështetur reformat mund të kenë kontribuuar edhe në forcimin e pozitave të partive qeverisëse.

Ndryshimi i pushtetit nuk garanton ndryshim të demokracisë

Megjithatë, avantazhet e partive qeverisëse nuk e bëjnë ndryshimin politik të pamundur.

Ballkani Perëndimor ka edhe shembuj ku mobilizimi qytetar dhe konkurrenca zgjedhore kanë sjellë qeveri të reja.

Në Maqedoninë e Veriut, protestat e vitit 2016, të njohura si “Revolucioni shumëngjyrësh”, i paraprinë ndryshimit të Qeverisë më 2017, pas një krize të gjatë politike.

Në Mal të Zi, zgjedhjet e vitit 2020 u dhanë fund tri dekadave të qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve.

Por, lëvizjet që kontribuuan në këto ndryshime kishin orientime të ndryshme.

“Protestat në Maqedoninë e Veriut kishin orientim kryesisht liberal dhe proevropian. Ato kërkonin demokratizim dhe afrimin e vendit me Perëndimin”, thotë Mujanoviq.

Në Mal të Zi, sipas tij, lëvizja kishte karakter konservator, me ndikime të forta fetare dhe nacionaliste.

Këto përvoja tregojnë se ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përmirësim të demokracisë.

Kosova paraqet një përvojë tjetër.

Atje, zgjedhjet kanë sjellë disa herë ndryshime të pushtetit, por nuk i kanë shmangur përplasjet mes partive dhe bllokadat e gjata institucionale.

Për Skendajn, Kosova dëshmon se edhe zgjedhjet e lira mund të bashkëjetojnë me polarizim të thellë politik dhe vështirësi në qeverisje.

“Kosova, në fakt, është ndër vendet me zgjedhjet më të lira në rajon, por përballet me çështje të pazgjidhura të statusit dhe polarizim të thellë politik”, thotë ai.

Skendaj vlerëson se qasja populiste dhe kundër establishmentit e Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë kundërshtimin ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe partive të tjera, krijon vështirësi kur vjen puna te qeverisja.

Në Bosnje dhe Hercegovinë, ndërkaq, pengesat për ndryshim politik janë edhe institucionale.

Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës më 1995, vendosi një sistem kompleks të ndarjes së pushtetit mes komuniteteve etnike, që vazhdon të përcaktojë funksionimin politik të vendit.

“Sistemi kushtetues i këtij vendi ua vështirëson shumë votuesve që ta shndërrojnë pakënaqësinë e tyre në ndryshime konkrete, për shkak të dispozitave të tij që bazohen në ndarje etnike”, thotë Mujanoviq.

A mjafton pakënaqësia për ta sfiduar pushtetin?

Nga avantazhet zgjedhore të partive qeverisëse te mosbesimi ndaj opozitës dhe pengesat institucionale, arsyet pse ndryshimi politik mbetet i vështirë, qartazi, nuk janë të njëjta në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Por, sipas Skendajt, lëvizjet protestuese kanë nevojë për më shumë sesa mobilizim qytetar nëse synojnë t’i shndërrojnë kërkesat e tyre në politika konkrete.

“Nuk mjafton vetëm të dalësh në protesta. Duhet të mendosh edhe strategjikisht: si të bashkëpunosh me institucionet dhe partitë politike, si ta angazhosh Bashkimin Evropian për të ushtruar presion ndaj qeverisë kur ajo nuk i dëgjon kërkesat, dhe si t’i përfshish institucionet kundër korrupsionit”, thotë ai.

 Sipas tij, artikulimi i kërkesave duhet të shoqërohet me bashkëpunim me aktorë që mund të ndihmojnë në realizimin e tyre.

Në Shqipëri, Rama ka premtuar dialog me studentët. Në Serbi, partia e Vuçiqit do të përballet me listën studentore në zgjedhjet e 25 tetorit.

Dy përgjigje të ndryshme ndaj pakënaqësisë qytetare, por me një pikëpyetje të përbashkët: a do të dëgjohet zëri i tyre edhe pasi të jenë shuar protestat dhe të jenë numëruar votat?/REL

protesta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin