18 October 2026, 21:12
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Shqipëri, në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione të larta politike. Në deklaratën e saj, organizata shpreh shqetësim për raportimet mbi dhunën ndaj protestuesve pas nisjes së tubimeve studentore më 13 tetor në Tiranë, duke kërkuar që qytetarëve t’u jepet një përgjigje konkrete për pakënaqësitë e ngritura.
IDU thekson se zgjedhjet e parakohshme duhet të zhvillohen në mënyrë të lirë dhe të ndershme, me garanci për pavarësinë e administratës zgjedhore, lirinë e medias dhe praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, përfshirë ODIHR-in. Organizata kundërshton gjithashtu pretendimet se protestat janë nxitur nga ndërhyrje të huaja, duke argumentuar se shqetësimet e studentëve dhe qytetarëve duhet të trajtohen përmes dialogut dhe jo të shpërfillen.
Në reagimin e saj, organizata ndalet edhe te raportimet për përdorimin e plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe granatave trullosëse ndaj demonstruesve. Ajo u bën thirrje autoriteteve shqiptare të shmangin përdorimin e forcës së tepruar dhe kërkon hetime të pavarura e transparente për çdo rast të dyshuar të shkeljes së ligjit nga efektivët e policisë.
Deklarata: IDU i bën thirrje qeverisë së Edi Ramës të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të zhvilluara në mënyrë të lirë dhe të ndershme, me respekt të plotë për lirinë e medias, një administratë zgjedhore të pavarur dhe akses të pakufizuar për vëzhguesit ndërkombëtarë, përfshirë Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).
Shqetësimet e ngritura nga të rinjtë shqiptarë meritojnë një përgjigje të sinqertë dhe konkrete, jo shpërfillje. Paraqitja e një lëvizjeje të gjerë studentësh dhe qytetarësh si rezultat i ndërhyrjes së huaj nuk ndihmon në zgjidhjen e pakënaqësive që i kanë nxjerrë ata në rrugë.
DU i bën thirrje qeverisë shqiptare dhe forcave të saj të sigurisë të përmbahen nga përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, të ushtrojnë përmbajtje maksimale dhe proporcionalitet, si dhe të respektojnë të drejtat themelore të çdo qytetari. Raportimet për përdorimin e plumbave prej gome, gazit lotsjellës dhe granatave trullosëse kundër turmave të përbëra kryesisht nga studentë janë alarmante. Çdo rast i përdorimit të forcës së tepruar duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, ndërsa përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi./Dosja.al
IDU
Aktualitet
18 October 2026, 21:06
E.d
Pamje
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin e protestuesve të ndaluar në Tiranë, duke v&e...
Aktualitet
18 October 2026, 20:54
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet janë rikthyer pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur ng...
Aktualitet
18 October 2026, 20:39
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:31
E.d
Pamje
TIRANA- Një bankë është bërë shënjestër e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ku disa prej tyre...
Aktualitet
18 October 2026, 20:25
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta është zhvendosur në Rrugën Bardhyl ku ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Këta t&...
Aktualitet
18 October 2026, 20:18
E.d
Pamje
TIRANA- Pesë efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në spital pas incidentit të regjistruar pranë Komisariatit ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:10
E.d
Pamje
TIRANA- Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë një bankomat. Incidenti është regjistruar në një moment ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:07
E.d
Pamje
TIRANA- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku sipas denoncimit të bër&e...
Aktualitet
18 October 2026, 19:57
E.d
Pamje
TIRANA- Momente të tensionuara janë regjistruar në rrugën "Mine Peza", pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një...
Aktualitet
18 October 2026, 19:49
E.d
Pamje
TIRANA- Situata gjatë protestës në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit u kanë vënë ...