18 October 2026, 21:18
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme, ora 21:00.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë.
Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.
Njoftimi i plotë:
PËRDITËSIM Informacioni mbi të lënduarit, 18 tetor 2026 ora 21:00
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:
-17 efektivë policie
-1 protestues (i mitur)
-1 përfaqësuese e medias
– 4 kalimtarë
Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.
Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14, 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:
-2 efektiv policie
-3 protestues
Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.
MSHMS shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë./Dosja.al
Ministria e Shëndetësisë
Aktualitet
18 October 2026, 21:12
E.d
Pamje
TIRANA- Unioni Ndërkombëtar i Demokracisë (IDU) i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të shpallë zgjedhje të parakohshm...
Aktualitet
18 October 2026, 21:06
E.d
Pamje
TIRANA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin e protestuesve të ndaluar në Tiranë, duke v&e...
Aktualitet
18 October 2026, 20:54
E.d
Pamje
TIRANA- Tensionet janë rikthyer pranë selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku protestuesit janë zhvendosur ng...
Aktualitet
18 October 2026, 20:39
E.d
Pamje
TIRANA- Një tjetër incident është regjistruar gjatë protestës në Tiranë, ku efektivë të policisë ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:31
E.d
Pamje
TIRANA- Një bankë është bërë shënjestër e protestuesve gjatë tubimit në Tiranë, ku disa prej tyre...
Aktualitet
18 October 2026, 20:25
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta është zhvendosur në Rrugën Bardhyl ku ka patur përplasje mes policisë dhe protestuesve. Këta t&...
Aktualitet
18 October 2026, 20:18
E.d
Pamje
TIRANA- Pesë efektivë të Policisë së Shtetit ndodhen në spital pas incidentit të regjistruar pranë Komisariatit ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:10
E.d
Pamje
TIRANA- Disa të rinj kanë tentuar të dëmtojnë një bankomat. Incidenti është regjistruar në një moment ...
Aktualitet
18 October 2026, 20:07
E.d
Pamje
TIRANA- Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në rrugën "Mine Peza" në Tiranë, ku sipas denoncimit të bër&e...
Aktualitet
18 October 2026, 19:57
E.d
Pamje
TIRANA- Momente të tensionuara janë regjistruar në rrugën "Mine Peza", pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një...