9 November 2026, 10:03
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore, i cili do të zhvillohet ditën e sotme. Bashkëkryetari i komisionit, Oerd Bylykbashi ka kërkuar heqjen e pikës që lidhet me pasqyrimin e hartës së re territoriale në Kodin Zgjedhor.
Demokratët argumentojnë se kjo pikë është përfshirë në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës. Në vend të saj, PD kërkon që komisioni të diskutojë rekomandimet e OSBE/ODIHR për ndarjen e shtetit nga partia dhe parandalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore në fushatat zgjedhore.
Bylykbashi i ka lënë afat mazhorancës deri në orën 11:00 për të reflektuar dhe për të komunikuar zyrtarisht rendin e ditës së ndryshuar. PD thekson se prioritet duhet të jenë rekomandimet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndërsa mandati i Komisionit përfundon më 30 nëntor.
Kërkesa e plotë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi
I nderuar bashkëkryetar, të nderuar anëtarë të Komisionit të Posaçëm, Komisioni, në punën e tij, bazohet tek rregulli themelor i konsensusit mes të dy palëve pozitë-opozitë për çdo aspekt formal dhe përmbajtësor të punës së tij. Për këtë arsye është i ndërtuar mbi barazinë pozitë-opozitë të përbërjes së tij, drejtimin me bashkëkryesim dhe veton e secilës palë.
Pika e parë e rendit të ditës për mbledhjen e sotme, në lidhje me detyrime që, sipas njoftimit, i vijnë Komisionit nga legjislacioni për vetëqeverisjen vendore, nuk është rekomandim i OSBE/ODIHR, nuk është dakordësuar mes bashkëkryetarëve, është futur në mënyrë të njëanshme në rendin e ditës dhe është kundërshtuar menjëherë në grupin e komunikimit të Komisionit nga anëtarët e opozitës, pas njoftimit të rendit të ditës.
Deri më sot, çështja e debatueshme nuk është hequr nga diskutimi. Në cilësinë e bashkëkryetarit dhe bazuar në kompetencën që më jep ky funksion, kërkoj heqjen e pikës 1 sipas njoftimit të datës 5 nëntor 2026 nga rendi i ditës për diskutim në mbledhjen e datës së sotme, 9 nëntor 2026.
Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për “garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror në zgjedhje”. Kjo çështje është hapur për diskutim në Komision në muajt qershor-korrik dhe për të është organizuar nga Komisioni edhe një tryezë e madhe konsultimi me partnerë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe shoqërinë civile. Kjo çështje është prioritare për t’u përfunduar nga Komisioni para zgjedhjeve të 9 majit 2027.
Mandati i Komisionit mbaron më 30 nëntor dhe çdo devijim nga prioritetet e punës sonë pengon arritjen e objektivave të tij. Për sa më sipër, kërkoj që deri në orën 11:00 të ditës së sotme, t’i komunikohet formalisht Komisionit nga sekretaria rendi i ditës i ndryshuar./Dosja.al
Partia Demokratike
Politike
9 November 2026, 09:57
G.M
pamje
LUSHNJË- Pas skandalit të ndotjes së ujit të pijshmën në Vlorë, një tjetër rast është denoncuar n...
Politike
9 November 2026, 08:30
G.M
Në Kosovë shërbejnë aktualisht mbi 4.700 trupa nga 31 vende të botës, në kuadër të misionit paqeruajtës t&eum...
Politike
9 November 2026, 07:51
E.d
Kryetarët e komisionit të Zgjedhores
TIRANA- Puna për Reformën Zgjedhore pritet të rifillojë këtë të hën&eum...
Politike
8 November 2026, 20:36
E.d
Edi Rama
TIRANA- Pallati i Kongreseve mirëpriti edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku për katë...
Politike
8 November 2026, 20:19
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendosjen e një gjobe prej 5 m...
Politike
8 November 2026, 18:37
E.d
Foto ilustruse
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vi...
Politike
8 November 2026, 16:55
E.d
Kryeministri britanik, Andy Burnham.
Kryeministri britanik, Andy Burnham, tha se e “inkurajon fuqishëm” Kosovën që të respekt...
Politike
8 November 2026, 13:40
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit ...
Politike
8 November 2026, 13:28
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka siguruar mjete të posaçme për për...
Politike
8 November 2026, 13:10
G.M
Marta Kos dhe Albin Kurti
Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, proce...