8 November 2026, 13:28
Nga G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka siguruar mjete të posaçme për përdorim kundër studentëve gjatë protestave në Tiranë, duke përfshirë autobotët e ujit, pajisjet akustike dhe gaz lotsjellës. Gjatë një bashkëbisedimi 'live' në rrjetet sociale me ndjekësit, ai pretendoi se autobotët janë marrë nga Turqia, ndërsa pajisjet akustike nga Serbia, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi përdorimin e tyre gjatë protestave.
Më tej, Berisha deklaroi se gazi lotsjellës i siguruar nga Serbia ishte i skaduar dhe i ndaluar për përdorim ndaj protestuesve. Ai akuzoi kryeministrin Rama se po përdor mjete të forta për të përballuar revoltën studentore, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për të shtypur protestat.
*Edmond Sulejmani: Sa kanë kushtuar dy autobotët e ujit që ka sjellë qeveria? A jeni në dijeni?*
*Sali Berisha:* Nuk ka sjellë vetëm autobotët, po ai ka sjellë mjetet nga më të kushtueshmet kundër studentëve.
Makinat thuhet se i ka marrë nga Turqia dhe thuhet që ato janë të ndaluara të përdoren kundër protestuesve për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme që ka goditja e ujit. Dhe ju e patë se çfarë saltoje bëri guximtari, heroi dje kur ata e gjuajtën direkt me një nga këto makinat që sollën. Por ky ka sjellë, siç e dini ju, makinat e zhurmës së tmerrshme shurdhuese për protestuesit, i ka marrë si Vuçiçi në Beograd. Ka marrë nga Serbia sasi kolosale gazi të skaduar, të ndaluar me të gjitha konventat për t'u përdorur kundër protestuesve. Pra, ky e pa që revolta studentore po ja kthen patkonjtë, dhe në gramat e fundit firmosi aktet e turpit./Dosja.al
sali berisha
Politike
8 November 2026, 13:10
G.M
Marta Kos dhe Albin Kurti
Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, proce...
Politike
8 November 2026, 12:48
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë të drejtë të krijojnë nj&...
Politike
8 November 2026, 12:39
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim me partit&eum...
Politike
8 November 2026, 12:37
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se incidentet e ndodhura gjatë protestës së studentëv...
Politike
8 November 2026, 12:31
G.M
TIRANË- Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta studentore ka vijuar me intensitet, ndërsa opozita do të organizo...
Politike
8 November 2026, 12:25
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqip&...
Politike
8 November 2026, 10:31
G.M
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas konfirmimit të nisjes së hetimeve nga SPAK lidhur me lib...
Politike
7 November 2026, 21:46
E.d
Agron Shehaj
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar nga protesta për nisjen e hetimeve të SPAK lidhur me ç&...
Politike
7 November 2026, 21:32
E.d
Enkelejda Veliu
FIER- Enkelejda Veliu është zgjedhur kryetare e degës së Partisë Demokratike në Fier, duke shënuar një...
Politike
7 November 2026, 20:45
E.d
Harito Zoto
KORÇË- Harito Zoto është zgjedhur kryetar i degës së Partisë Demokratike në Korçë, p...