8 November 2026, 20:19
Nga E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendosjen e një gjobe prej 5 milionë lekësh ndaj një fëmije jetim, për shkak të pjesëmarrjes së tij në një protestë. Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson vendimin si një akt të papranueshëm dhe kërkoi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit anulimin e menjëhershëm të gjobës.
Sipas Bardhit, shteti ka detyrimin të mbrojë fëmijët dhe të garantojë të drejtat e tyre, në vend që t'i frikësojë apo t'i ndëshkojë. Ai i bëri thirrje kreut të Policisë së Shtetit të revokojë masën administrative ndaj fëmijës.
Në përfundim, kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se shteti nuk duhet të përdoret si instrument frikësimi dhe ndëshkimi ndaj kategorive më të pambrojtura të shoqërisë.
REAGIM: Të gjobisësh me 5 milionë lekë një fëmijë jetim, vetëm pse ka marrë pjesë në një protestë, nuk është thjesht një akt i paligjshëm, por një akt çnjerëzor, mizor dhe thellësisht i papranueshëm.
Shteti ka detyrimin të kujdeset për këtë fëmijë, ta mbrojë dhe t’i garantojë të drejtat e tij, jo ta gjobisë, ta frikësojë apo ta ndëshkojë në mënyrë arbitrare.
Duke e dënuar me forcën më të madhe këtë akt antihuman, i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që, qoftë edhe për pak sekonda, të lërë mënjanë bindjen dhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës, të revokojë gjobën e vendosur ndaj këtij fëmije dhe të tregojë, të paktën një herë, se në ushtrimin e detyrës së tij ka mbetur ende një grimcë njerëzillëku.
Sepse policia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, jo në shërbim të pushtetit. Dhe shteti nuk duhet të kthehet kurrë në instrument frikësimi dhe ndëshkimi ndaj më të pambrojturve./Dosja.al
Gazment Bardhi
Politike
8 November 2026, 18:37
E.d
Foto ilustruse
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vi...
Politike
8 November 2026, 16:55
E.d
Kryeministri britanik, Andy Burnham.
Kryeministri britanik, Andy Burnham, tha se e “inkurajon fuqishëm” Kosovën që të respekt...
Politike
8 November 2026, 13:40
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarit ...
Politike
8 November 2026, 13:28
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se ka siguruar mjete të posaçme për për...
Politike
8 November 2026, 13:10
G.M
Marta Kos dhe Albin Kurti
Për Malin e Zi, rruga drejt Bashkimit Evropian ka hyrë në një fazë vendimtare. Për Kosovën, proce...
Politike
8 November 2026, 12:48
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se studentët kanë të drejtë të krijojnë nj&...
Politike
8 November 2026, 12:39
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm për bashkëpunim me partit&eum...
Politike
8 November 2026, 12:37
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se incidentet e ndodhura gjatë protestës së studentëv...
Politike
8 November 2026, 12:31
G.M
TIRANË- Kreu i Partsë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se protesta studentore ka vijuar me intensitet, ndërsa opozita do të organizo...
Politike
8 November 2026, 12:25
G.M
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar lidhur me raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqip&...