31 October 2026, 22:45
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e zhvilluar në Tiranë ka marrë vëmendjen e mediave të huaja, me prestigjiozen italiane "Corriere della Sera" që ka pasqyruar tensionet dhe përplasjet e regjistruara mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Në shkrimin e saj, media italiane ndalet te zhvillimet pranë Ministrisë së Arsimit, ku protesta e studentëve u shoqërua me incidente dhe përplasje të ashpra. Sipas saj, disa prej demonstruesve hodhën gurë dhe bomba molotov në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa uniformat blu u kundërpërgjigjën duke aktivizuar autobotët me ujë për të shpërndarë turmën.
Gjatë tensioneve, flakët përfshinë edhe tre kosha mbeturinash, duke e përshkallëzuar më tej situatën në zonën pranë institucionit. "Corriere della Sera" shkruan se jo të gjithë protestuesit u përfshinë në përplasjet me policinë. Një pjesë e tyre vijoi tubimin duke hedhur slogane kundër qeverisë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protesta u zhvillua në një klimë të tensionuar, ndërsa kërkesave të studentëve iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë, të cilët shprehën pakënaqësinë ndaj qeverisë.
"Përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë, në Shqipëri, janë regjistruar përplasje mes studentëve që protestonin dhe policisë. Disa protestues kanë hedhur gurë dhe bomba molotov, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur duke aktivizuar autobotët me ujë. Gjatë përplasjeve janë djegur tre kazanë mbeturinash.
Pjesa tjetër e protestuesve ka vijuar protestën me slogane kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Në manifestim janë bashkuar gjithashtu qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike.", shkruan Corriere në raportimin e saj./Dosja.al
protesta tirana tensione
Aktualitet
31 October 2026, 22:29
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Protestat kundër qeverisë shqiptare kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Kët&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 21:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punonj&...
Aktualitet
31 October 2026, 21:13
E.d
Pamje
TIRANA- Agjencia e lajmeve AFP i ka kushtuar një artikull protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiran&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 20:59
E.d
Pamje nga protesta
TIRANA- Protesta studentore në Tiranë ka marrë vëmendjen edhe të medias italiane "Sky TG24", e cila i ka kushtuar ...
Aktualitet
31 October 2026, 20:17
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit vijojnë të qëndrojnë para godinës së Kryeministrisë, ku kërkojnë të ushtrojnë...
Aktualitet
31 October 2026, 20:05
E.d
Foto ilustruse
HAS- Një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...
Aktualitet
31 October 2026, 19:40
E.d
Pamje
PRISHTINA- Qytetarët kanë protestuar sërish këtë të shtunë në Prishtinë, duke kërkuar drejtësi p&...
Aktualitet
31 October 2026, 19:35
E.M
TIRANË- Një grup protestuesish të maskuar nisën të shkulin gurë nga bulevardi dhe t'i grumbullonin për sulme ndaj policis&eu...
Aktualitet
31 October 2026, 19:29
E.d
Pamje
TIRANA- Tensione të forta janë regjistruar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku përplas...
Aktualitet
31 October 2026, 19:14
E.d
Pamje nga protestat
ITALI- Protestat e zhvilluara në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama kanë marrë v&eum...