Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Pas rikthimit në fushë në moshën 46-vjeçare, legjenda braziliane ka marrë vlerësime maksimale nga trajneri Andrea Mandorlini, i cili nuk e përjashton një tjetër paraqitje të tij këtë sezon.

ITALI - Ronaldinho ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme te Ravenna, edhe pse rikthimi i tij në futbollin e luajtur zgjati vetëm 45 minuta. Trajneri Andrea Mandorlini nuk i ka kursyer komplimentet për fituesin e Topit të Artë 2005, duke vlerësuar jo vetëm talentin e tij të jashtëzakonshëm, por edhe karakterin dhe mënyrën se si u përshtat me pjesën tjetër të skuadrës.
Braziliani u rikthye në një ndeshje zyrtare pas më shumë se 11 vitesh, duke luajtur një pjesë loje në fitoren 2-0 ndaj Forlit. Pavarësisht se gjendja e tij fizike nuk ishte në nivelin e kërkuar për këtë kategori, klasi i Ronaldinhos ishte i dukshëm edhe në këtë moshë.
"Sigurisht që ishte një nga ngjarjet më të mëdha në historinë sportive të Ravennës", deklaroi Mandorlini për Gazzetta dello Sport.
Trajneri u impresionua veçanërisht nga sjellja e brazilianit, duke theksuar se fama e një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë nuk e kishte bërë aspak arrogant.
"Ai tregoi mirësjelljen dhe humanizmin që kemi parë në televizion. Nuk kishte aspak qëndrime prej superylli. Luajti me ne, motivoi lojtarët individualisht dhe ndau me ta momente intime e të paharrueshme. Është kampioni që, sapo e njeh nga afër, nuk të zhgënjen kurrë", tregoi trajneri.
Mandorlini zbuloi gjithashtu se kishte dëgjuar për personalitetin e Ronaldinhos edhe nga dy ish-futbollistë të tij, Rafael Márquez dhe Javier Saviola, me të cilët kishte punuar gjatë periudhës te Verona.
"Ata ma kishin përshkruar si një njeri të gëzuar, gjithmonë të buzëqeshur dhe të gatshëm për të ndihmuar shokët e skuadrës. Është personi që sjell gëzim në dhomën e zhveshjes, sepse e di se mund të të ndihmojë të fitosh ndeshje. Një kampion si ai të çliron nga presioni. Dhe pastaj, çfarë talenti mund të tregojë edhe pas vetëm një seance stërvitore!", u shpreh Mandorlini.
Një tjetër ndeshje? Mandorlini e pret me krahë hapur
Ravenna synon ngjitjen në Serie B dhe aktualisht renditet në vendin e dytë të Grupit B në Serie C. Për trajnerin Mandorlini, një tjetër paraqitje e Ronaldinhos gjatë këtij sezoni nuk është aspak e pamundur.
"Ronaldinho më tha se e kishte shijuar shumë këtë përvojë, se ishte ndier mirë dhe se ishte përshtatur me djemtë. Unë jam plotësisht i disponueshëm. Për një kampion si ai, dera nuk është thjesht e hapur, por krejtësisht e hapur!", deklaroi trajneri.
Edhe vetë braziliani la të kuptohet se mund të rikthehet në fushë, duke ia lënë vendimin presidentit të klubit: "Presidenti do të vendosë. Nëse më telefonon, do të jem aty!".
Kështu, aventura e Ronaldinhos me Ravennën mund të mos jetë mbyllur me 45 minutat ndaj Forlit. Tifozët tashmë kanë një arsye tjetër për të pritur me padurim ndeshjet e ardhshme.
Mt feliz em voltar a disputar uma partida oficial... Descansei uns anos, mas agora é hora de voltar kkkkkk brincadeiras a parte, foi mto bonito viver este dia maravilhoso, com meus companheiros e estádio cheio!!! Com toda certeza um momento especial na minha vida... vocês sabem como eu gosto de me desafiar a fazer coisas diferentes que ninguém ou que poucos fizeram. Esta adrenalina, o cheiro do campo e o encontro com a bola é sempre especial…Obrigado ao meus amigos Lorenzo, Ignácio e Giuseppe Cipriani e toda a equipe do Ravenna, por acreditarem neste sonho e vamos continuar trabalhando para ajudar a conquistar a Itália e o mundo!!! Tenho certeza que estamos no caminho certo… Obrigado a todos os fãs por esta noite inesquecível, aos que vieram de longe me prestigiar e ver uma bela partida de futebol, com muito empenho em busca da subida de liga... Nos vemos em breve família
— Ronaldinho (@10Ronaldinho) November 15, 2026
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Rinovimi i Arda Güler me Real Madridin deri në vitin 2032 ka sjellë reagime të shumta nga tifozët dhe shokët e skuadr&eu...
BRAZIL - Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin brazilian. Ish-futbollistja e përfaqësueses së Brazilit, Gabi Morais, ës...
SPANJE - Real Madridi ka blinduar të ardhmen e Arda Güler. Klubi spanjoll ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës me mesfushorin turk deri ...
ITALI - Adriano Galliani dhe Giovanni Malagò do të përballen më 14 dhjetor në garën për presidencën e Federatës ...
SPANJE - Juan Mata po ndërton të ardhmen e tij përtej futbollit, duke u përfshirë në një biznes të rëndësish&...
ITALI - Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur pas më shumë se një dekade dhe entuziazmi për legjendën brazil...
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi është marrë në pyetje nga gjyqtarët hetues në kuadër të çështjes së nj...
ITALI - Nicolò Tresoldi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi 22-vjeçar i Club...
ARGJENTINE - Përballja e dhunshme midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të shkaktojë polemika, duke u përhapur në botë...
SPANJE - Asgjë nuk po shkon mirë për Ferland Mendyn. Shtatë vjet më parë, mbrojtësi i ri francez u largua nga Lyon për ...