Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Gara për presidencën e futbollit italian do të zhvillohet më 14 dhjetor, pa beteja ligjore. Galliani zgjedh të mos e çojë më tej çështjen e votës së Genoas, ndërsa një gjë duket e sigurt: Roberto Mancini do të mbetet trajner, pavarësisht fituesit të zgjedhjeve.

ITALI - Adriano Galliani dhe Giovanni Malagò do të përballen më 14 dhjetor në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC). Përplasja mes dy kandidatëve do të zhvillohet pa pengesa ligjore, pasi ish-drejtuesi i Milanit dhe Monzas ka vendosur të tërheqë ankesën e tij për çështjen e votës së Genoas.
Bëhet fjalë për një votë që fillimisht ishte akredituar në favor të Gallianit, por më pas u revokua për t'i kaluar mbështetjen Malagòs. Një zhvillim që mund të kishte shkaktuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore, por Galliani vendosi të mos e ndiqte më tej çështjen, duke e cilësuar vendimin e tij si një zgjedhje etike.
"Futbolli ka tashmë shumë probleme dhe ka nevojë për qetësi. Besoj se 50 vitet e mia në këtë sport më kanë detyruar të bëj këtë zgjedhje", deklaroi Galliani.
Vendimi u mirëprit edhe nga Malagò, i cili e konsideroi një shenjë të rëndësishme qetësimi në një moment delikat për futbollin italian.
Megjithatë, Galliani nuk e fshehu shqetësimin për mënyrën se si mund të funksionojë sistemi i votimit. Sipas tij, mundësia e ndryshimit të një preference të dhënë më parë krijon hapësirë për manipulime dhe blerje votash.
"Me këtë mekanizëm mund të përfundojmë në blerje votash. Në çdo moment dikush mund t'jua revokojë votën ose t'jua japë dhe të ndryshojë gjithçka. Mendoj se kjo çështje duhet të rregullohet", argumentoi ai.
Për momentin, vëmendja është përqendruar te zgjedhjet e 14 dhjetorit dhe projektet që dy kandidatët kanë për të ardhmen e futbollit italian. Ndërkohë, nga kjo garë del një siguri për stolin e kombëtares: Roberto Mancini do të vazhdojë të jetë trajner, pavarësisht se kush do të fitojë presidencën e FIGC-së.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Juan Mata po ndërton të ardhmen e tij përtej futbollit, duke u përfshirë në një biznes të rëndësish&...
ITALI - Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur pas më shumë se një dekade dhe entuziazmi për legjendën brazil...
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi është marrë në pyetje nga gjyqtarët hetues në kuadër të çështjes së nj...
ITALI - Nicolò Tresoldi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi 22-vjeçar i Club...
ARGJENTINE - Përballja e dhunshme midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të shkaktojë polemika, duke u përhapur në botë...
SPANJE - Asgjë nuk po shkon mirë për Ferland Mendyn. Shtatë vjet më parë, mbrojtësi i ri francez u largua nga Lyon për ...
Edon Zhegrova kur luante me Lille në Francë FRANCE - Monaco mund të bëhet destinacioni i radhës i Edon Zhegrovës. Klubi francez ...
FRANCE - Më 18 mars në Rabat, mund të ndodhë një pikë kthese e madhe në historinë e futbollit modern. Në Kongresin...
SHBA - Për gati tri dekada, Federata Amerikane e Futbollit ka kërkuar një trajner që do të ndryshonte historinë e përfaq&eum...
SPANJE - Aventura e JJ Gabriel te Manchester United ka marrë fund. Talenti 16-vjeçar anglez, i konsideruar si një nga lojtarët më pr...