Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Rikthimi historik në fushë pas 11 vitesh u kthye menjëherë në një fenomen mediatik. Fanella me numrin 10, e veshur dhe e firmosur nga legjenda braziliane në debutimin me Ravennën, është bërë objektiv i koleksionistëve.

ITALI - Ronaldinho është rikthyer në futbollin e luajtur pas më shumë se një dekade dhe entuziazmi për legjendën braziliane nuk njeh kufij. Vetëm pak ditë pas paraqitjes së tij të parë zyrtare me fanellën e Ravennës, uniforma me numrin 10, e veshur dhe e firmosur prej tij, ka dalë në ankand, duke tërhequr interesin e koleksionistëve në të gjithë botën.
Fanella është hedhur në ankand nga vetë klubi italian, në një platformë të specializuar për artikujt sportivë të përdorur nga futbollistët. Oferta ka arritur në rreth 17 mijë realë brazilianë, ekuivalente me mbi 2.700 euro, ndërsa ankandi pritet të qëndrojë i hapur deri më 25 nëntor. Vlera e saj mund të rritet edhe më tej.
Rikthimi i Ronaldinhos ishte një ngjarje më vete. Më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, ai luajti 45 minuta në fitoren 2-0 të Ravennës ndaj Forlit, në një ndeshje të kampionatit të kategorisë së tretë italiane. Paraqitja e tij e fundit zyrtare kishte qenë më 26 shtator 2015, me fanellën e Fluminenses, në fitoren 2-0 ndaj Goias.
Në përballjen me Forlin, braziliani nuk u kufizua vetëm në një dalje simbolike. Ai u përfshi në aksionin e golit të parë të shënuar nga Giulio Donati në minutën e 36-të, ndërsa Simone Rabbi vulosi fitoren në pjesën e dytë.
Rikthimi në fushë është pjesë e një projekti më të madh. Që prej qershorit të këtij viti, fituesi i Topit të Artë 2005 është bërë aksionar minoritar i Ravennës, në një iniciativë të drejtuar nga presidenti Ignazio Cipriani, që synon të rrisë vlerën sportive dhe ndërkombëtare të klubit.
Madje, aventura e Ronaldinhos mund të mos jetë mbyllur me këtë paraqitje. Pas ndeshjes, braziliani la të hapur mundësinë për t'u rikthyer sërish në fushë, duke deklaruar: "Nëse presidenti më telefonon, do të kthehem".
Ndërkohë që fanella e tij është kthyer në një objekt koleksioni, Ravenna vazhdon garën për ngjitjen në kategori. Pas 14 javësh, skuadra renditet e dyta në Grupin B me 32 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Spezias, që kanë 38 pikë. Me 24 javë të tjera deri në përfundim të sezonit, objektivi mbetet ngjitja direkte në kategorinë e dytë.
Një rikthim që i dha Ravennës vëmendjen e gjithë botës dhe që tani po kthehet edhe në një biznes të veçantë për klubin italian.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Nasser al-Khelaïfi është marrë në pyetje nga gjyqtarët hetues në kuadër të çështjes së nj...
ITALI - Nicolò Tresoldi është kthyer në një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi 22-vjeçar i Club...
ARGJENTINE - Përballja e dhunshme midis Wanda Narës dhe Mauro Icardit vazhdon të shkaktojë polemika, duke u përhapur në botë...
SPANJE - Asgjë nuk po shkon mirë për Ferland Mendyn. Shtatë vjet më parë, mbrojtësi i ri francez u largua nga Lyon për ...
Edon Zhegrova kur luante me Lille në Francë FRANCE - Monaco mund të bëhet destinacioni i radhës i Edon Zhegrovës. Klubi francez ...
FRANCE - Më 18 mars në Rabat, mund të ndodhë një pikë kthese e madhe në historinë e futbollit modern. Në Kongresin...
SHBA - Për gati tri dekada, Federata Amerikane e Futbollit ka kërkuar një trajner që do të ndryshonte historinë e përfaq&eum...
SPANJE - Aventura e JJ Gabriel te Manchester United ka marrë fund. Talenti 16-vjeçar anglez, i konsideruar si një nga lojtarët më pr...
SHBA - Christian Pulisic ishte sërish protagonisti kryesor i përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara. Sulmuesi i Milanit dhuroi një...
SHBA - David Beckham është përfshirë në një betejë ligjore me gjigantin e kozmetikës Coty, duke kërkuar të pa...