Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ish-kapiteni i Anglisë zbulon periudhën më të errët të jetës së tij, kur luftonte me alkoolin dhe depresionin, pavarësisht se po përjetonte vitet më të mira të karrierës futbollistike.
ANGLI - Wayne Rooney ka bërë një rrëfim të fortë për betejën e tij me problemet personale gjatë kohës kur luante te Manchester United. Ish-sulmuesi anglez ka zbuluar se në një periudhë të errët të jetës së tij kishte menduar edhe për vetëvrasje, ndërsa përpiqej të përballonte varësinë nga alkooli dhe depresionin.
Në një intervistë për podkastin “Life at the Midpoint”, Rooney tregoi se shpesh izolohej në shtëpi për disa ditë, duke konsumuar alkool dhe duke shmangur kontaktet me njerëzit.
“Kur pija, mbyllesha në shtëpi për dy ditë dhe thjesht pija. Kjo ishte ndoshta periudha më e mirë e karrierës sime si futbollist, por unë luftoja për t'u përballur me gjithçka”, rrëfeu ish-kapiteni i Anglisë.
Rooney shpjegoi se një nga arsyet që e shtynin të izolohej ishte dëshira për të mos lejuar që djali i tij, Kai, sot 17 vjeç, ta shihte në atë gjendje.
“Arrita deri në atë pikë sa mendova për vetëvrasje. Nuk doja të isha pranë askujt, nuk doja të shihja njerëz në rrugë apo të shkoja në dyqane. Gjithmonë jam ndjerë rehat në një fushë futbolli, por në çdo gjë tjetër kam pasur shumë vështirësi”, tregoi Rooney.
Një rrëfim që zbulon kontrastin mes suksesit të jashtëzakonshëm sportiv dhe vështirësive personale që ish-sulmuesi përjetonte larg fushës së blertë.
Rooney mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Manchester United, me 253 gola në 559 ndeshje, ndërsa ka qenë edhe kapiten i Anglisë. Pavarësisht arritjeve dhe famës, ai pranon se periudha më e suksesshme e karrierës nuk përkonte domosdoshmërisht me momentet më të mira të jetës së tij personale.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Shqipëria e ka mbyllur me sukses aventurën në Ligën C të Nations League, duke siguruar vendin e parë në grupin C1 d...
Nga Endi Tufa TIRANE - Nga kualifikimi historik në Euro 2024 te ngjitja në Ligën B të Nations League. Dy trajnerë, dy objektiva të...
IRLANDE - Një lajm tragjik ka tronditur botën e boksit. Lee Reeves është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare, tre mua...
FRANCE - Asgjë nuk do të ndodhë pa të. Këtë të hënë, futbolli francez u mahnit nga kandidatura e mundshme e Philip...
ARGJENTINE - Emiliano Martínez është gati të rikthehet në portë me fanellën e Argjentinës. Pas një dëmtimi ...
ITALI - Kevin De Bruyne do të rikthehet këtë të martë në Castel Volturno për të rifilluar stërvitjen me Napolin. R...
ITALI - Adriano Galliani ka konfirmuar qëndrimin e tij në garën për presidencën e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), ku...
ZVICER - Shqipëria mund të ketë një tjetër mundësi për të luftuar për një vend në fazën finale t&eum...
SHBA - Mauricio Pochettino i ka dhënë një këshillë të drejtpërdrejtë Pep Guardiolës, nëse ky i fundit do t&eu...
TIRANE - Lajmi për ligjin e ri të sponsorizimeve u prit me entuziazëm nga komuniteti sportiv shqiptar, por edhe nga të gjithë ata q&eu...