LIVE UPDATES
Bota

Rreth 500 ushtarakë shtesë në Milano dhe 1000 euro gjobë për prindërit e miturve/ Qeveria italiane miraton dekretin e sigurisë pas trazirave në demonstratat publike

Sanksionet do të ashpërsohen në rastet kur autorët kanë fytyrën e mbuluar ose kur dhuna shkakton dëme në infrastrukturë dhe shërbime publike.

21 October 2026, 07:42 Nga E.M

Rreth 500 ushtarakë shtesë në Milano dhe 1000 euro gjobë

ITALI- Një dekret i ri për sigurinë është miratuar nga Qeveria italiane duke ashpërsuar kështu masat ndaj personave që përfshihen në akte dhune gjatë demonstratave publike. Paketa e re parashikon krijimin e veprës së re penale të quajtur “Dhuna e Organizuar në Demonstratat Publike”, zgjerimin e masave të paraburgimit parandalues, sanksione më të ashpra për të miturit dhe vendosjen e 500 ushtarakëve shtesë në Milano.

Sanksionet do të ashpërsohen në rastet kur autorët kanë fytyrën e mbuluar ose kur dhuna shkakton dëme në infrastrukturë dhe shërbime publike. Ndërkohë, personat që organizojnë ose promovojnë, edhe përmes internetit dhe mjeteve elektronike, krijimin e grupeve me qëllim nxitjen e demonstratave të dhunshme mund të dënohen me katër deri në 12 vite burg.

Një tjetër pikë e rëndësishme e dekretit lidhet me zgjerimin e paraburgimit parandalues për personat që cenojnë sigurinë në vende ku ka përqendrim të madh njerëzish. Masa mund të zbatohet edhe ndaj të miturve që kanë mbushur 16 vjeç. Parashikohet gjithashtu zgjerimi i mundësive për arrestimin e personave të kapur në flagrancë, ndërsa një projektligj tjetër parashikon përgjegjësi penale për të miturit mbi 14 vjeç pa kërkuar një vlerësim të veçantë të aftësisë së tyre mendore në momentin e kryerjes së veprës.

Për prindërit e të miturve që kryejnë akte dhune gjatë demonstratave parashikohen gjoba nga 500 deri në 1,000 euro, të cilat dyfishohen në rast përsëritjeje të shkeljeve, edhe kur prindërit nuk kanë përgjegjësi penale. 

Masat parandaluese mund të zbatohen edhe ndaj personave që kanë kryer akte të caktuara dhune ose dëmtimi të pronës gjatë pesë viteve të fundit, sipas kushteve të përcaktuara në dispozitat e reja. Një nga masat konkrete të paketës është vendosja e menjëhershme e 500 ushtarakëve shtesë në Milano deri më 31 dhjetor, me një kosto prej 4.7 milionë eurosh.

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, bëri të ditur se personeli ushtarak do të vihet në dispozicion të autoriteteve të sigurisë publike për të ndihmuar në kontrollin territorial dhe garantimin e rendit.

Me këtë paketë, qeveria italiane synon të forcojë kontrollin e sigurisë publike dhe të parandalojë përsëritjen e episodeve të dhunshme gjatë protestave./Dosja.al 

 

Matteo Piantedosi

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...