Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ministrja bën me dije se një nga risitë kryesore është rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj, si dhe shtrirja e mbështetjes financiare edhe gjatë studimeve Master.
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, foli për projektbuxhetin e vitit 2027 për arsimin, i cili arrin në 67,95 miliardë lekë, rreth 748 milionë euro. Ajo theksoi se buxheti shënon një rritje prej 4,8% krahasuar me vitin 2026, ndërsa prioritet kryesor mbetet Arsimi i Lartë. Sipas saj, ky sektor përfiton 14,23 miliardë lekë, me një rritje prej 9,6% ose 1,25 miliardë lekë më shumë se një vit më parë.
Ministrja bën me dije se një nga risitë kryesore është rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë në muaj, si dhe shtrirja e mbështetjes financiare edhe gjatë studimeve Master. Ajo tha gjithashtu paketa parashikon mbështetjen e mbi 11,500 studentëve, ndërsa mbi 10 mijë studentë përjashtohen plotësisht nga tarifat e studimit dhe mbi 27 mijë paguajnë gjysmën e tarifës.
“Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliard lekë, afërsisht 157 milion euro, pra 1,25 miliard më shumë se në 2026, një rritje prej 9,6%. Bashkë me të ardhurat e vetë universiteteve publike, fondet totale arrijnë 17,5 miliard lekë ose 191 milionë euro. Tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2018, dhe Pakti për Universitetet na angazhon t’i mbajmë në nivele të përballueshme.Edhe në tarifat që studentët paguajnë, nuk përfaqësojnë koston reale të një programi studimi. Aq sa paguajnë studentët, mesatarisht përfaqëson rreth 8,5% të tarifës reale të studimit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon koston më të madhe prej 91,5%. Nga ana tjetër, 1 në 2 studentë nga universitetet publike nuk paguajnë tarifë të plotë, nga pjesa që u takon për të paguar. Mbi 10 mijë studentë nuk paguajnë fare tarifë, ndërsa mbi 27 mijë studentë paguajnë gjysmë tarife nga ajo që i takon studentit për të paguar! Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master. Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori. 5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj. 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master. Një prej nismave më të rëndësishme lidhet me vendosjen e një mësuesi ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe. E kemi pasur këtë raport 1 mësues ndihmës për 4 fëmijë, ndërsa në vitin 2027, e çojmë 1 mësues për 1 fëmijë. Dhe është një program shumë ambicioz, duke pasur parasysh se nga 4,500 nxënës me aftësi ndryshe që kemi pasur në sistemin parauniversitar, për këtë vit shkollor shifra është rritur në 6039 fëmijë me aftësi ndryshe. Programi “Pas shkolle” do të vijojë duke u zgjeruar edhe me dy orë në ditë, duke e shtuar kohën e qëndrimit të fëmijëve në shkollë maksimalisht deri në orën 17:00, por edhe duke ofruar module të reja”, tha Ministrja./Dosja.al
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar prioritetet e buxhetit për vitin 2027, du...
TIRANË- Deputetja demokrate, Ina Zhupa tha gjatë gjatë fjalës saj në Kuvend se çështja më e rëndësishm...
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Fotografi nga arkivi. SERBI- Deputetët shqiptarë në Kuvendin e Serbisë j...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka kërkuar largimin nga qeveria të ministrave që...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke k&eu...
Eno Bozdo TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka deklaruar se qeveria ka lënë pa mbështetje fermerët dhe prodhu...
Pandeli Majko TIRANA- Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili...
Tedi Blushi TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka ngritur një sërë shqetësimesh në Kuvend, duke ...
Saimir Korreshi TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka kritikuar mënyrën se si po diskutohet buxheti i vitit 2027, duke e...
Jozefina Topalli TIRANA- Deputetja e PD, Jozefina Topalli kritikoi mungesën e ministrave në seancën plenare të ditës s&eu...