9 November 2026, 13:42
Nga E.d
Pamje
TIRANA- Deputeti Erald Kapri ngriti shqetësime për trajtimin e veçantë të disa të burgosurve, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Posaçëm Parlamentar. Ai pyeti për takimet e paregjistruara mes një të burgosuri me rrezikshmëri të lartë dhe partneres së tij, si dhe për pretendimet mbi kushte luksoze në qelitë e burgut të Peqinit.
Në lidhje me këtë, Drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta pranoi se kanë ekzistuar takime në ambientet e takimeve, të cilat sipas tij nuk duhej të ishin lejuar. Sa u përket kushteve në qeli, ai pranoi se janë konstatuar pajisje dhe sende të tepërta, por theksoi se policia ka ndërhyrë dhe i ka larguar ato.
Rajta deklaroi gjithashtu se në disa vende të botës të burgosurve që vuajnë dënime të gjata u lejohet personalizimi i qelive. Megjithatë referuar kësaj, ai shtoi se kjo duhe të kryhet brenda normave dhe nuk duhet që burgu të kthehet në një ambient luksi.
“Ka pasur takime, jo te dhomat speciale, por të dhomat e takimit, por dhe aty nuk duhej ta fusnin… kanë qenë i burgosuri dhe partnerja e tij që e ka dhe sot. Ligji ka hapësira, dhe mundohen t’i shfrytëzojnë. Sa i takon çështjes në lidhje me qarkullimin e videos për një personazh të krimit me kushte ekstra në qeli… tani IA është problem i madh, ka pasur ca po jo të gjitha, ca janë të rregulluara, ka pasur disa pajisje, por nuk ka pasur pajisje të ndaluara por sende të tepërta.
Për krimet e rënda të dënuara me mbi 15 vjet, edhe bota në një farë mënyre e lejon, dhe thotë që ka të drejtë ta personalizojë qelinë sepse do kalojë shumë vite aty, edhe pse ne nuk jemi në këto kushte….. Por si reagoi policia? Merrni dhe këtë vlerë. A fuqi që kjo polici të reagojë? Reagoi.
Dhe ajo nuk ekziston më, kur ka dalë në media, ajo nuk ka qenë, por ka dalë më vonë në media. Ju garantoj që të gjithë vuajnë dënimin ashtu siç ka marrë vendim gjykata, dhe pavarësisht se mund të shikoni ndonjë send të tepërt apo të ndaluar, burgu është burg… se mos marrin vesh këta të rinjtë dhe thonë është gallatë atje, jo”, tha drejtori i policisë së burgjeve./Dosja.al
Paulin Rajta
Aktualitet
9 November 2026, 12:56
G.M
Stacioni i trenave në Fushë Kosovë - fotografi arkivi.
Qarkullimi i trenave të udhëtarëve në Kosovë ësht&e...
Aktualitet
9 November 2026, 12:50
I.A
Armela Krasniqi
Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij “Opinion” me një notë proteste mbrëmjen e së enjtes. I veshur me...
Aktualitet
9 November 2026, 12:43
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve për Rajonin e Vlorës ka reaguar pas rastit të helmimit të fë...
Aktualitet
9 November 2026, 12:24
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me hetimin ndaj Ergys Agasit dhe ish-shefes së SHISH, Vlora Hyseni. Në do...
Aktualitet
9 November 2026, 11:44
G.M
pamje
TIRANË- Pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur momentet e grabitjes së një banke të nivelit të dyt&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 11:37
E.d
Pamje
TIRANA- Policia ka zbardhur dy grabitje me armë zjarri të kryera në filiale bankare në kryeqytet, duke arrestuar një 50-vje&cce...
Aktualitet
9 November 2026, 11:28
G.M
Robert Duka
TIRANË- 50-vjeçari, Robert Duka, është personi që dyshohet se kreu grabitjen e një banke të nivelit t&e...
Aktualitet
9 November 2026, 11:06
E.d
Rrjeti SafeJournalists
TIRANA- Rrjeti SafeJournalists ka shprehur shqetësim për ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oe...
Aktualitet
9 November 2026, 11:02
G.M
pamje
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në Qafën e Koshovicës, në aksin Fier-Levan, ku një autobus i linj&eu...
Aktualitet
9 November 2026, 10:49
G.M
pamje nga tubimet në Tiranë
TIRANË- Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka dalë në mb&e...