LIVE UPDATES
Aktualitet

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike Trainkos, treni i paraparë të nisej nga Prishtina në orën 07:50 do ta ndërpriste udhëtimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos kishte paralajmëruar ndalimin e shërbimeve infrastrukturore nga ora 08:00.

9 November 2026, 12:56 Nga G.M
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor
Stacioni i trenave në Fushë Kosovë - fotografi arkivi.

 

Qarkullimi i trenave të udhëtarëve në Kosovë është ndërprerë më 9 nëntor, për shkak të grevës së punëtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos, të cilët kërkojnë rritjen e pagave në përputhje me pozitat dhe përgjegjësitë e tyre. Ndërprerja ka prekur linjën Prishtinë-Pejë, e vetmja që aktualisht funksionon për transportin e udhëtarëve në vend.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes publike Trainkos, treni i paraparë të nisej nga Prishtina në orën 07:50 do ta ndërpriste udhëtimin në Fushë Kosovë, pasi Infrakos kishte paralajmëruar ndalimin e shërbimeve infrastrukturore nga ora 08:00. Pezullimi i shërbimeve ka pamundësuar edhe qarkullimin e trenave të tjerë deri në normalizimin e situatës. Trainkos, që është përgjegjës për transportin hekurudhor, tha se ndërprerja ka ndodhur për shkaqe jashtë mundësive të tij operative dhe se shërbimet do të rikthehen sapo të krijohen kushtet.

Pse protestojnë punëtorët?

Hysen Nikqi, nga Këshilli Grevist i Infrakosit, tha për Radion Evropa e Lirë se kërkesa kryesore e punëtorëve është indeksimi i pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve.

Sipas tij, pakënaqësitë janë shtuar pas rritjes së pagës minimale në 500 euro, nga korriku i këtij viti, pasi pagat e punëtorëve të tjerë nuk janë rritur në mënyrë proporcionale. Kjo, sipas Nikqit, ka bërë që dallimet në paga ndërmjet punonjësve me kualifikime dhe përgjegjësi të ndryshme të ngushtohen ndjeshëm.

“Me vendim të Qeverisë, tashmë paga minimale ka arritur në 500 euro dhe ka prekur një numër të konsiderueshëm të punëtorëve. Por, pjesa tjetër është ngushtuar, sepse pagat nuk janë rritur në mënyrë proporcionale për të gjitha kategoritë”, tha Nikqi.

Ai përmendi si shembull dallimin e vogël në paga ndërmjet inxhinierëve dhe punëtorëve teknikë apo shërbyes, duke thënë se struktura aktuale e pagave nuk pasqyron përgjegjësitë e secilës pozitë. Sipas tij, Infrakos ka rreth 200 punëtorë. Nikqi nuk dha të dhëna për pagën mesatare në ndërmarrje, ndërsa paralajmëroi se greva do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe menaxhmentit të Infrakosit me pyetje lidhur me pagën mesatare të punonjësve dhe hapat e mundshëm për zgjidhjen e situatës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje. Infrakos dhe Trainkos janë dy ndërmarrje publike me përgjegjësi të ndryshme.

E para menaxhon infrastrukturën hekurudhore, përfshirë binarët dhe sistemet e nevojshme për qarkullimin e trenave, ndërsa e dyta ofron shërbimet e transportit. Për këtë arsye, Trainkos varet nga shërbimet infrastrukturore të Infrakosit për të operuar trenat, edhe kur vetë ndërmarrja e transportit nuk është pjesë e grevës.

Greva e paralajmëruar dy javë më parë

Ndërprerja e qarkullimit të trenave vjen pas një proteste që punëtorët e Infrakosit mbajtën më 26 tetor, para stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë. Atëherë, ata paralajmëruan se do të hynin në grevë nëse kërkesat e tyre nuk do të adresoheshin nga drejtuesit e ndërmarrjes. Përveç indeksimit të pagave, punëtorët kërkuan përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e sigurisë.

Përfaqësuesit sindikalë kritikuan bordin dhe menaxhmentin e ndërmarrjes, duke pretenduar se nuk kishin ndërmarrë hapa konkretë për plotësimin e kërkesave të tyre. Në deklarimet publike të 9 nëntorit, përfaqësuesit e sindikatës përmendën edhe kërkesën për rritjen e kompensimit për ushqim dhe pagesa retroaktive për tre muajt e fundit.

Si ndikoi rritja e pagës minimale?

Paga minimale në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Nga 350 euro bruto në vitin 2024, ajo u rrit në 425 euro në janar të vitit 2026 dhe në 500 euro nga korriku, sipas vendimit të Qeverisë, të marrë më 31 tetor 2025. Kjo përbën një rritje prej rreth 43 për qind krahasuar me nivelin e vitit 2024.

Megjithatë, rritja e pagës minimale nuk nënkupton automatikisht rritje proporcionale për punonjësit që paguhen mbi këtë nivel. Pikërisht kjo është në qendër të pakënaqësive në Infrakos, ku përfaqësuesit sindikalë kërkojnë që pagat të pasqyrojnë kualifikimet, pozitat dhe përgjegjësitë e punëtorëve.

Transporti hekurudhor, me vetëm një linjë aktive

Greva e gjen transportin hekurudhor të udhëtarëve në Kosovë me shërbime të kufizuara. Aktualisht, linja Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas është e vetmja që funksionon për udhëtarët, me nga dy udhëtime në ditë në secilin drejtim.

Sipas të dhënave të Trainkosit, gjatë vitit të kaluar, mbi 88 mijë udhëtarë shfrytëzuan transportin hekurudhor - rreth 20 për qind më shumë se në vitin 2024. Ndërprerja e shërbimeve nga Infrakos nënkupton kështu pezullimin e të gjithë transportit të rregullt hekurudhor të udhëtarëve në vend.

Hekurudhat e Kosovës, mes investimeve dhe vonesave

Ndërprerja e qarkullimit të trenave vjen në një kohë kur sektori hekurudhor i Kosovës vazhdon të përballet me probleme infrastrukturore dhe vonesa në realizimin e investimeve.

Një nga projektet më të mëdha është rehabilitimi i Linjës 10, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut në jug dhe Serbinë në veri, me synimin për të përmirësuar transportin dhe lidhjet hekurudhore rajonale. Megjithëse punimet kanë nisur prej vitesh, projekti ende nuk ka përfunduar.

Në raportin e publikuar më 4 nëntor, Komisioni Evropian vlerësoi se përparimi në rehabilitimin e Linjës 10 mbetet i kufizuar. Sipas Komisionit, punimet në dy fazat e para, që përfshijnë segmentet Hani i Elezit - Fushë Kosovë dhe Fushë Kosovë - Mitrovicë, kanë vazhduar me ritëm të ngadalshëm, duke u përqendruar kryesisht në ndërhyrje teknikisht të ndërlikuara në ura dhe tunele.

Raporti evidenton edhe vonesa në tenderimin e sistemeve të sinjalizimit dhe telekomunikacionit, të nevojshme për të mundësuar qarkullimin e trenave me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë. Edhe pse infrastruktura e kalimit hekurudhor me Maqedoninë e Veriut ka përfunduar, operimet e përbashkëta ende nuk kanë filluar.

Komisioni Evropian kërkoi nga Kosova t’i përshpejtojë punimet dhe t’i adresojë problemet teknike, administrative dhe institucionale që pengojnë përfundimin e projektit. Qeveria e Kosovës u zotua se do t’i marrë seriozisht të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe se do të angazhohet për adresimin e tyre./REL

krize ne kosove

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin