3 November 2026, 10:43
Nga E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk është paraqitur këtë të martë në seancën në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por përfaqësohet nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Bëhet me dije se Kryebashkiaku i ka dërguar një letër gjyqtares së çështjes, ku refuzon që të marrë pjesë. Në letër, veliaj ka thënë se do të shkojë kur ta lejojnë të qëndrojë në sallë dhe jo në kafaz.
“Do vij kur të më lejojnë të qëndroj në sallë e jo në kafaz”, ka thënë Veliaj.
Ndërkohë pasditen e 28 tetorit Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në qelitë e burgut të Fierit me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Transferimi i tij ka shkaktuar reagime dhe polemika të shumta, si dhe një "luftë" brenda socialistëve. Transferimin nga qelia e Durrësit në Fier, Veliaj e cilësoi si një “rrëmbim policor” pasi nuk ishte njohur me aktin që urdhëronte transferimin dhe arsyet e lidhura me këtë vendim. Nga ana tjetër, Drejtoria e Burgjeve tha se urdhri i transferimit është firmosur sipas procedurave, por dokumenti është klasifikuar “sekret shtetëror”, ndaj nuk mund të bëhet publik jashtë kushteve të parashikuara në ligj.
Transferimi i Veliajt ka sjellë një "luftë" mes tij dhe Kryeministrit Edi Rama. E gjitha u bë publike, pasi Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, pranoi se ka zhvilluar takim me Veliajn në burgun e Fierit në mënyrë të fshehtë, por mohoi që t'i ketë përcjellë mesazhe kërcënuese nga kryeministri Edi Rama, të cilat ishin raportuar në media. Gogu tha se takimi është zhvilluar të premten, në kuadër të përgjegjësive të tij si ministër i Drejtësisë. Sipas tij, vizita kishte për qëllim njohjen me kushtet e trajtimit të Veliajt dhe dëgjimin e ankesave të ngritura publikisht nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Por Veliaj tregoi një anë tjetër të takimit, duke konfirmuar mesazhet kërcënuese që ka marrë dy ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama nëpëmjet Ministrit Toni Gogu.
Sipas versionit të Veliajt, gjatë takimit të zhvilluar të premten në orën 22:30, Gogu i ka komunikuar disa kërkesa që lidhen me pranimin e përfshirjes në protestat, heqjen dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe delegimin te Arbër Hajdari, si dhe ndërprerjen e këshillimit me avokatin Plarent Ndreca. Në letrën e publikuar nga kryebashkiaku, thuhet gjithashtu se mospranimi i këtyre kërkesave mund të sillte rëndimin e pozitës së tij ligjore dhe përballjen me akuza të tjera. Po ashtu, Veliaj ka mohuar kategorikisht lidhjen me protestat dhe i ka kërkuar kryeministrit të paraqesë prova për këto pretendime. Ai ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga dinjiteti i tij, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
erion veliaj gjkko
Politike
3 November 2026, 08:39
E. D
TIRANË- Seanca e rradhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa do të mbahet sot në Gjykatë...
Politike
3 November 2026, 08:12
E. D
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish ftesën për dialog me studentët. Ashtu si çdo ditë tjetër...
Politike
3 November 2026, 08:10
E. D
Plarent Ndreca
TIRANË- Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se pas arrestimit dhe situatës së krijuar ndaj kryebashkiakut...
Politike
2 November 2026, 23:28
E.d
Ermelinda Meksi
TIRANA- Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi ka reaguar lidhur me përplasjen mes Erion Veliajt dhe ministrit të Drejt&eu...
Politike
2 November 2026, 23:21
E.d
Erjon Veliaj dhe Arbër Hajdari
TIRANA- Plarent Ndreca, avokati mbrojtës i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj thotë se takimi mes ...
Politike
2 November 2026, 22:58
E.d
Palrent Ndreca
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka bërë të ditur se mbrojtja po shqyrton nd...
Politike
2 November 2026, 22:42
E.d
Plarent Ndreca:
TIRANA- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca ka deklaruar në emisionin “Opinion”...
Politike
2 November 2026, 22:01
E.d
Arbër Hajdari
TIRANA- Arbër Hajdari ka reaguar pas përfshirjes së emrit të tij në debatin politik mes kryeministrit Edi Rama dhe...
Politike
2 November 2026, 21:48
e.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për projektin e investimit në ishullin e Sazanit gjatë intervistës me gazetarin ame...
Politike
2 November 2026, 20:52
pd
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të letrës së Erion Veliajt nga burgu, ku ky i fundit pretendon se kryeminis...