LIVE UPDATES
Bota

SHBA humb statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5,400 raste të konfirmuara në 2026

SHBA-të e kishin fituar statusin e eliminimit të fruthit në vitin 2000, pas dekadash përpjekjesh dhe programesh vaksinimi.

18 November 2026, 07:56 Nga E.d
SHBA humb statusin e eliminimit të fruthit pas 26 vitesh, mbi 5,400 raste
Foto ilustruse

SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin e vendit që kishte eliminuar fruthin, për herë të parë që prej vitit 2000. Vendimi u mor nga Organizata Pan-Amerikane e Shëndetësisë (PAHO), pasi ekspertët konstatuan se virusi kishte vijuar të qarkullonte në mënyrë të pandërprerë në vend për më shumë se 12 muaj.

Sipas të dhënave të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri më 12 nëntor 2026 janë konfirmuar 5,412 raste me fruth, më shumë se dyfishi i rasteve të regjistruara gjatë gjithë vitit 2025. Vendimi u bë publik të martën, më 17 nëntor, nga kreu i PAHO-s, Jarbas Barbosa, pas shqyrtimit të të dhënave epidemiologjike nga një komitet i pavarur ekspertësh. Sipas vlerësimit, transmetimi i të njëjtit lloj virusi për të paktën 12 muaj tregon rikthimin e qarkullimit endemik të sëmundjes.

SHBA-të e kishin fituar statusin e eliminimit të fruthit në vitin 2000, pas dekadash përpjekjesh dhe programesh vaksinimi. Ky status nënkupton ndërprerjen e transmetimit të vazhdueshëm të brendshëm të virusit për të paktën një vit, dhe jo zhdukjen e plotë të rasteve të importuara. Përveç SHBA-së, statusin e eliminimit e kanë humbur edhe Meksika dhe Bolivia, ndërsa Kanadaja e humbi atë në vitin 2025. Në Meksikë janë raportuar 23 vdekje nga fruthi gjatë vitit 2026.

Rënia e vaksinimeve, një nga faktorët kryesorë

Ekspertët e lidhin rikthimin e shpërthimeve të fruthit kryesisht me rënien e nivelit të vaksinimit në popullatë. Sipas CDC-së, mbulimi me vaksinën MMR, e cila mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola, te fëmijët në moshë kopshti ka rënë nga 95.2% në 92.4% gjatë gjashtë viteve të fundit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të paktën 95% e popullsisë të vaksinohet me dy doza, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. Rënia nën këtë nivel rrit rrezikun e shpërthimeve, veçanërisht te fëmijët e pavaksinuar dhe grupet më të cenueshme. Sipas të dhënave, gjatë dy viteve të fundit janë infektuar të paktën 100 gra shtatzëna dhe 13 foshnja të porsalindura. Gjithashtu, janë raportuar edhe vdekje, përfshirë raste te fëmijët.

Humbja e statusit ka nxitur reagime politike në SHBA, ku demokratët kanë kritikuar sekretarin e Shëndetësisë, Robert Kennedy Jr., për qëndrimet e tij ndër vite ndaj vaksinave. Demokrati Hakeem Jeffries e cilësoi këtë zhvillim si pasojë të drejtpërdrejtë të politikave të ndjekura nga drejtuesi i shëndetësisë në administratën Trump.

Kennedy Jr., i cili prej vitesh është përfshirë në debate mbi sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave, është kritikuar për qëndrimet e tij ndaj imunizimit dhe minimizimin e rreziqeve që lidhen me fruthin. Megjithatë, në një reagim të publikuar në platformën X, ai përsëriti mbështetjen për vaksinën kundër fruthit, duke e cilësuar atë si mjetin më efektiv për parandalimin e shpërthimeve.

Mjekët përballen sërish me një sëmundje që konsiderohej e zhdukur

Rikthimi i fruthit ka shkaktuar shqetësim edhe në komunitetin mjekësor amerikan. Për shumë vite, kjo sëmundje ishte bërë relativisht e rrallë në SHBA, ndaj një pjesë e mjekëve e njihnin kryesisht nga literatura shkencore. Pediatri dhe epidemiologu Traherne Jones, nga shteti i Utah-ut, e përshkroi situatën si një rikthim të papritur të një sëmundjeje që konsiderohej pjesë e së kaluarës.

Ai e krahasoi përballjen e mjekëve me rastet e reja me takimin me një fantazmë nga e kaluara, duke nënvizuar se sistemi shëndetësor amerikan po përballet sërish me sfida që për dekada ishin mbajtur nën kontroll. Humbja e statusit të eliminimit të fruthit pas 26 vitesh konsiderohet një goditje për sistemin e shëndetit publik në SHBA dhe rikthen në vëmendje rëndësinë e vaksinimit për parandalimin e sëmundjeve infektive./Dosja.al

SHBA statusi 26 vitesh

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin